Manastirliu: Rijetësimi i hapësirave të çliruara në shërbim të qytetarëve

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me studentë të arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit, në kuadër të turit “PërTiranën2030”,  duke prezantuar vizionin për një Tiranë më të gjelbër,  më të jetueshme dhe më miqësore.

Takimi u mbajt në instalacionin e ri “Tirana Moons”,  në sheshin “Nënë Tereza”,  një vepër e studios arkitekturore “Precht”,  që simbolizon harmoninë mes gjelbërimit,  komunikimit dhe bashkëjetesës urbane.

“Tirana Moons është oazi i gjelbër dhe një bibliotekë që rritet çdo ditë.  Është një hapësirë që i jep vlerë dialogut dhe qëndrimit së bashku, një model që mund të replikohet në zona të tjera të qytetit, ” tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e cilësoi këtë instalacion si shembull të vizionit për një qytet policentrik,  ku çdo qendër urbane i shërben komunitetit dhe krijon mundësi për bashkëjetesë sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manastirliu prezantoi planin për rijetësimin e hapësirave publike të çliruara dhe ridimensionimin e katit zero,  duke e vënë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Deri tani kemi çliruar mbi 1000 hapësira publike – 1000 mundësi më shumë për komunitetin,  për fëmijët, për familjet,  për këndet e lojërave dhe për biznesin,  duke krijuar harmoni urbane,”  u shpreh ajo.

Ky program synon të rikthejë vlerën e hapësirave të përbashkëta,  duke i transformuar në zona funksionale,  të sigurta dhe të aksesueshme për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?