Manjani apel përmbaruesve: Ekzekutoni vendimet për kreditë e këqija

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u kërkon përmbaruesve privatë që të ngrejnë në një nivel të ri pune zbatimin e vendimeve të gjykatave.

Kështu, në një takim me ta sot, ai e vendosi theksin në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për kreditë me probleme, që vlerësohet si një problematikë serioze për ekonominë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të fjalës së tij, ministri paralajmëroi gjithashtu se do të hartohet edhe një nismë e re ligjore për zgjidhjen e problematikave që ka hasur shërbimi përmbarimor që pas liberalizimit, ndërsa kërkoi fuqizimin e Dhomës së Përmbaruesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?