Manjani: Fitimtarët dhe humbësit e Berlinit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, ka komentuar përfundimet e Samitit të Berlinit, duke bërë edhe një bilanc se kush fitoi e kush humbi. Sipas tij, të gjithë politikanët shqiptarë të dy shteteve fituan diçka por të vetmit që e paguan janë shqiptarët, me shtyrjen e hapjes së negociatave dhe mos liberalizimin e vizave në kosovë.

Postimi i plotë

Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët. Politikanët fituan, pa dyshim:

1. Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.
2. Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.
3. Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.
4. Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.

Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë. Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?

1. Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE.
2. Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.

Samiti i ofrori shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të “perspektivës europiane”, me të cilën duhet të ngopen. Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karierat e tyre politike.

P.S.Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca “pleshta” si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader.

SHKARKO APP