Manjani: PS rrëzohet vetëm me votë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar rrugën e opozitës, duke thënë se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk mund të largohen nga pushteti përmes ndërhyrjes së SPAK-ut, por vetëm përmes votës. ”PS rrëzohet nga pushteti vetëm me votë. Nuk e di edhe sa kohë e prova duhet për ta kuptuar kaq gjë. Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet vetëm shëndet elektoral. Shëndet Ramës e gropë gjithnjë e më e thellë PD-së”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Opozita duhet të na tregojë si mundet politikisht, dmth me votë, Belinda, Edi e gjithë PS dhe jo me SPAK. Aq më tepër që këtë të fundit e quan të Ramës. Rrihen në zgjedhje si gomari n’duhan dhe dalin tani të na mbushin mendjen se Ramën do e rrëzojë SPAK, nuk rri askund si llogjikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Belinda Balluku mund të ketë gjynahet e saj, por Gaz Bardhit nuk ja mbush Ajo dot gropat elektorale që i krijoi PD, si dje me Lulin ashtu edhe sot me Berishën. Është politikani që i ka sjellë gropat më të mëdha partisë së vet. “Ec përpara! Ta tregon Islami ty!” Është batutë filmi e Bepinit (Bujar Kapexhiut) tek Dueli i Heshtur, jo logjikë politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

U pëlqen apo jo;
E arrijnë apo jo;
E besojnë apo jo;

PS rrëzohet nga pushteti vetëm me votë. Nuk e di edhe sa kohë e prova duhet për ta kuptuar kaq gjë. Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet vetëm shëndet elektoral. Shëndet Ramës e gropë gjithnjë e më e thellë PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?