‘Manteli i Vajzave’, njihuni me bimën që u vjen në ndihmë femrave për problemet gjinekologjike

Alqemila e rëndomtë (Alchemila Xanthoclora): Gjethet e saj me cepa janë shumë të famshme dhe i japin bimës emrin e veçantë “mantel i

vajzave”. Si shumë bimë të tjera që kanë në emrin e tyre fjalën vajzë ose nënë ajo është një bimë që u vjen në ndihmë femrave për
problemet gjinekologjike që ato kanë, sidomos për gjakderdhjet e mëdha gjatë mensturacioneve ose në rastet me kruarje vaginale. Meqë
është gjithashtu një bimë e pasur me Taninë, është përdorur në kohët e lashta për të kuruar plagët e luftës, shkruan shendeti.
Përbërësit: Taninë, acid salicilik, saponin, fitosterole, vajra esenciale.
Veprimi: Vazokonstriktore, rregulluese e ciklit menstrual, tonik i tretjes, kundër pezmatimit, shëron plagët.
Pjesët që përdoren: Pjesët e saj mbitokësore shërbejnë në rastet e diarresë, gastritit dhe në infeksione të zorrëve. Përdoren për të ndaluar
gjakderdhjen e madhe në raste të rënda si dhe për të ulur dhimbjet menstruale, për të rregulluar ciklin dhe çrregullimet vaginale. Në rastet e
pezmatimit dhe infeksioneve janë shumë të dobishme. Ekstraktet ujore kanë rezultuar të jenë shumë antioksidante. Mblidhet para ose gjatë
periudhës së lulëzimit.
Përdorimi:
Çaj: përdoret për diarrenë dhe gastroenterite. Merren 5 – 6 herë në ditë dhe më tepër në qoftë se simptomat janë të rënda.
Tinktura (lëngu i bimës): përdoret për dhimbjet menstruale, çrregullimet e ciklit dhe problemet e menopauzës.
Pomadë: përdoret për të lehtësuar irritimet vaginale, shpëlahen plagët dhe ekzemat.
Për gargara të gojës përdoret në rastet e laringitit, fytit të pezmatuar ulçërat në gojë dhe çdo lloj plage në gojë.
Çaji: mund të përdoret për shpëlarje vaginale në rastet e kruajtjes dhe infeksioneve. Kjo bimë nuk përdoret në shtatzëni, sepse është një
stimulant i mitrës.

 

SHKARKO APP