Maradona në spital, operohet nga stomaku
Diego Armando Maradona është shtruar në spital për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Legjenda argjentinase u operua në Venezuelë dhe sipas stafit mjekësor, kjo ndërhyrje rezultoi me sukses dhe 55-vjeçarit tani i duhet të qëndrojë në klinikë për 10-12 ditë.
“Maradona ecën dhe është në gjendje të mirë”, tha një prej mjekëve që morën pjesë në operacionin e Maradonës.
Maradona ka qenë kapiten i Argjentinës në vitin 1986, teksa e udhëhoqi skuadrën amerikano-latine drejt titullit të saj të dytë botëror.
Në botërorin 2010, ai mori përsipër të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku arriti deri në çerekfinale.