Maria Sharapova-Serena Willimas, finalja e madhe e Australia Open
Maria Sharapova shkon për herë të katërt në finale të “Australian Open”, teksa mundi patrioten e saj në gjysmëfinale, rusen Ekaterina Makarova, në dy sete radhazi, në Melbourne. Sharapova fitoi ndaj Makarova, 6-3, 6-2, në harkun e një ore dhe 27 minutave. Takimi mes tyre u zhvillua në “Rod Laver Arena”. Pasi preu biletën e finales, Sharapova tani do të ndeshet me Serena Williams, në finalen e shumëpritur të së shtunës. Kjo e fundit mundi adoleshenten Madison Keys, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të tenisit të femrave, në “Australia Open”. Tenistja ruse Sharapova dhe ajo amerikane Ëilliams mbeten dy ndër tenistet më të mirë të botës, teksa kanë dominuar garat gjatë dekadës së fundit dhe përballja e tyre në finale, pritet të tërheqë vëmendje të gjerë në mbarë botën.
Serena Williams mban po ashtu gjallë shpresat për të fituar titullin e 19-të “grand slam” në karrierën e saj. Ajo fitoi ndaj Madison Keys në gjysmëfinale me shifrat 7-6 dhe 6-2, dhe do të përballet të shtunën me numrin dy në botë, Maria Sharapova.