Marina e Getoari të dy në “varkën e ëndrave”
Reperi nga Kosova, Getoar Selimi dhe moderatorja shqiptare Marina Vjollca, për herë e më tepër po vërtetojnë lidhjen e tyre “sekrete” me prova.
Megjithëse vazhdojnë ta mohojnë lidhjen, Geti dhe bukuroshja Marina, janë kapur mat duke u fotografuar sërish bashkë.
Mediat e shoë-biz-it i kanë pikasur dy të rinjtë, në një skaf në bregdetin e Jugut teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.
Marina shfaqet me shpinë por flokët e shkurtër biondë vërtetojnë se është ajo. Çifti prej kohësh pëflitet për një romancë, e cila është diskutuar pafund në media, por vetë protagonistët nuk e kanë pranuar asnjëherë.