Marrëveshja e Paqes për Gazën, Presidenti Begaj: Moment historik. Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar Marrëveshjen e Paqes për Gazën të firmosur në Egjipt nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë shtetesh. Trump ishte sot në Izrael dhe Egjipt, ku në këtë ndalesë të dytë u firmos Marrëveshja e Paqes duke i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hamasit.

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.

Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, thotë shkruan Begaj në një mesazh në rrjetin social X.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?