Marrëveshja historike Izrael-Hamas, ministrja Spiropali: Hap i rëndësishëm drejt paqes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropalit ka reaguar pas marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Hamasit për paqen. Për të faza e parë e marrëveshjes së paqes, shënon një përparim të rëndësishëm dhe jetik. Ministrja thekson se çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.

Postimi i plotë

Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një përparim të rrallë dhe jetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.

Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe lejimit të paqes të zërë rrënjë.

Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?