Marrëveshja Izrael-Hamas, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme
Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Marrëveshja e fazës së parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit – një hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve. Unë e vlerësoj rolin e Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik të paqes. Unë besoj se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mbeten e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shkroi Begaj në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

