Marrëveshja, ja si Turqia do financojë ushtrinë shqiptare

Turqia do të financojë ushtrinë shqiptare me një shumë në total prej rreth 2.27 milionë lirash turke, ekuivalente me rreth 1.13 milionë dollarë. Kjo qëndron në bazë të një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi, e cila tashmë i ka kaluar Kuvendit për shqyrtim dhe më pas për miratim. Dihet që Turqia ka qenë deri më tani një mbështetëse e madhe e projekteve shqiptare në fushën ushtarake e mesa duket, edhe kjo marrëveshje është në vazhdën e projeketeve të përbashkëta të kësaj natyre. Konkretisht, ajo përcakton që shuma e parë, prej 2.14 milionë lirash turke të përdoret si kontribut financiar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga kompanitë turke që operojnë në industrinë ushtarake. Kurse shuma e dytë, prej 130 mijë lirash turke, përbën shumën e përcaktuar në protokollin e zbatimit të ndihmës financiare. Ku ky i fundit parashikon që ky fond të përdoret për mbulimin e pagesave e vizitave zyrtare, trajnimeve dhe tarifat e kurseve të personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Turqi. “Me ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, Ministria e Mbrojtjes është përfituese e ndihmës së përvitshme financiare që shteti turk jep për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si një proces që përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve materiale për të përmbushur objektivat strategjike”, citon gjithashtu relacioni i marrëveshjes në fjalë. Duke shtuar më tej se nga ana e tyre Forcat e Armatosura synojnë rritjen e niveleve cilësore, nëpërmjet shndërrimit të tyre në një forcë profesioniste, të mirëstërvitur, të pajisur me sisteme të teknikës dhe të armatimit bashkëkohor, me mjete moderne e të ndërveprueshme dhe të aftë për të realizuar operacione të një spektri të gjerë. Dhe pikërisht, në kuadrin e këtij qëllimi, shërben edhe marrëveshja e fnancimit nga pala turke për ushtrinë shqiptare.

 

 

KATEGORITË

 

Si do ndahen paratë?

 

a)shuma prej 2.145.000 lirash turke do sigurohet si një kontribut financiar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga kompanitë turke që operojnë në industrinë ushtarake. Kjo shumë do të përdoret për prokurime të pajisjeve dhe të materialeve, të cilat janë të nevojshme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në bazë të kërkesave të kësaj të fundit.

 

b)shuma prej 130.000 lirash turke, përbën shumën e përcaktuar në protokollin e zbatimit të asistencës financiare dhe do të përdoret për të mbuluar pagesat e vizitave zyrtare, trajnimeve dh tarifat e kurseve të personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Turqi.

 

 

KUSHTI

 

Tenderat duhet që t’i

fitojnë kompanitë turke

 

I vetmi kusht që qeveria e Republikës së Turqisë vë për këto prokurime është që pajisjet të blihen nga kompani turke, që operojnë në industrinë ushtarake (me të njëjtat kushte cilësore dhe lehtësime financiare që prokurojnë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë). Gjithashtu, në marrëveshje parashikohen rastet e blerjeve të pajisjeve apo materialeve ushtarake nga kompanitë turke, të cilat operojnë në industrinë ushtarake, duke përcakuar se:

 

– nëse mallrat dhe shërbimet e blera arrijnë shumën, në dollarë amerikanë ekuivalente me 2.145.000 lira turke apo më shumë, 100% e shumës do të paguhet nga pala turke;

 

– nëse mallrat dhe shërbimet e blera janë më pak se sasia, në dollarë amerikanë, ekuivalente me 2.145.000 lira turke, 100% e shumës do të paguhet nga pala turke.

 

Pra, në të dyja këto raste, 100% e shumës do të paguhet nga pala turke. Një parashikim i tillë në marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak vlen për t’u theksuar, pasi në raport me ndihmat financiare të mëparshme, pala shqiptare nuk do të paguajë 10% të shumës, në rastet e blerjeve të pajisjeve apo

materialeve ushtarake nga kompanitë turke, si kusht të vënë për prokurimin nga qeveria turke.

 

 

SHPENZIMET

 

“Ato që lidhen drejtpërdrejt me alokimin e burimit financiar, si ngarkesa, transporti, ngarkimi, paketimi, arsimimi, dietat e udhëtimit dhe pagesat ditore, sigurimi, taksat, tarifat, detyrimet bankare dhe ndryshimet e kursit të këmbimit valutor, përcaktohen në kontratën e shitjes, që do të lidhet ndërmjet Shqipërisë dhe kompanisë. Qeveria e Shqipërisë nuk mund t`ia transferojë materialet ose shërbimet një shteti tjetër apo një pale të tretë, pa marrë më parë pëlqimin e qeverisë së Turqisë”.

 

 

SEKRETI

 

“Të dyja palët angazhohen të ruajnë informacionin e klasifikuar, që mund të gjenerojë ky bashkëpunim dhe të mos ia kalojnë atë një qeverie, shoqërie aponjë personi të tretë, pa pëlqimin me shkrim të qeverisë së Turqisë. Parimi i konfidencialitetit vazhdon tё aplikohet edhe pas përfundimit tё marrëveshjes”.

 

 

MOSMARRЁVESHJET

 

“Ato qё mund tё dalin pёr shkak tё zbatimit apo interpretimit tё

marrëveshjes apo protokollit, do të zgjidhen me negociata midis palëve.Marrëveshja dhe protokolli do të hyjnë nё fuqi nё datёn e marrjes sё njoftimit tё fundit me shkrim, me anё tё tё cilit palёt njoftojnё njёra-tjetrёn, nёpёrmjet kanaleve diplomatike, mbi pёrfundimin e procedurave tё tyre tё brendshme ligjore, tё nevojshme pёr hyrjen nё fuqi tё këtyre akteve”.

 

 

SHKARKO APP