Marrëveshja me Ramën/ I habitur, Basha pyet: Pse duhet të pyes Berishën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbetur i habitur kur gazetari Blendi Fevziu e pyeti nëse kishte rënë dakord me ish-kryeministrin Sali Berisha për marrëveshjen e arritur me kryeministrin Edi Rama.

Basha theksoi se është ai personi i mandatuar nga partia dhe nuk ka asnjë arsye që të pyes Berishën.

“Po pse duhet ta pyes Berishën? Unë jam kryetari i PD dhe kryetari i opozitës. Jam i mandatuar nga partia ime. Ke katër vjet që shtyn emisionin me këtë pyetje dhe merr të njëjtën përgjigje”, u shpreh Basha në “Opinion”.

SHKARKO APP