“Marrëveshja Rama-Basha, një akt për të shpëtuar njëri-tjetrin”
Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Oktapod nga Turjan Hyska në Vizion Plus ishte Artur Zheji. Ai komentoi situatën politike në vendin tonë. Sipas tij nëqoftëse do të ketë një koalicion PD-PS do jetë ribashkimi i vjetër i Partisë së Punës, e cila bëri sikur u nda në vitet 90. U krijua Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, me ish-komunist këtej e ish-komunistet andej.
Bënë sikur bënë demokraci, bënë sikur bënë luftë. I mashtruan shqiptarët për 30 vjet.
Ndërsa takimin Rama-Basha, i cili u zhvillua vetëm midis tyre pa qenë prezent asnjë tjetër z. Zheji e komenton se dicka është nënshkruar, firmosur. “Do të kenë pasur ndonjë akt noterial të fshehur diku, për të mos prekur dikë ose diçka ose dhe njëri-tjetrin, ose për të bërë atë lojën të hedhim shqiptarët kundra shqiptarve po kur të vi radha te ne do jemi në rregull”.
Unë ju bëj ftesë të gjithë militantëve të PD dhe PS, ta shohin si një lojë këtë gjë, ta shohin si një teatër dhe të shohin vetëm interest e tyre. Politika shqiptare sot nuk ka më ideale, dhe ju lutem militant shqiptar mos i merrni seriozisht”.
Përsa i përket partive të tjera në zgjedhje z.Zheji u shpreh se Libra, partia e Ben Blushit merr një ose dy deputetë në Tiranë, ndërsa Sfidën e sheh jashtë këtij parlamentit.
Sipas tij, Ilir Meta është ai që i ka shërbyër më shumë vendit.
“Ilir Meta nuk e la të sillte armët kimike Ramën, nuk e la të silltë plehrat, e kritikoi për mbjelljen e kanabisit. Një nga gabimet e Metës është që e la që të mbillej hashashi në Shqipëri”.
Artur Zheji thotë që Basha duhet të ishte më i kujdesshëm me figurat që la jashte partisë, sidomos me Jozefina Topallin. “Jozefina Topalli është një nga figurat që do të fillojë kunër Bashës tani”
Gjatë intervistës “Tur Zheji në dilemë” analisti u përgjigjet.
Hysko: Më mirë Petrit Vasili apo Monika Kryemadhi?
Zheji: Monika Kryemadhi
Hysko: Jozefina apo Grida Duma?
Zheji: Jozefina
Hysko: Cuni i Fahri Balliut apo dhendri i Berishës?
Zheji: Cuni i Fariut
Hysko: Më mirë dreka me Cilin apo dreka pa Cilin?
Zheji: Nuk ndryshon asgjë. Më raftë pika për Cilin, se u shkri i tëri, ishtë në ankth. Nuk e dija që ishte Cili në ate drekë.
Hysko: Rama me citjane apo me kemishe si Basha?
Zheji: Nuk zgjedh asnjerin. Une nuk rri dot katër ore në një takim të mbyllur me një burrë.
Hysko: Meta president apo kryetar I LSI-se?
Zheji: Kryetar i LSI-se.