Marrëveshje me Universitetin Politeknik, Belinda Balluku: Sot më shumë se kurrë ka një kërkesë të lartë për burime njerëzore, por duhet të jenë të trajnuar

Është firmosur marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës për praktikat e punës të paguara për studentët.

Zv.Kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Ky vit përkon edhe më një iniciativë të re, pjesë e paktit për Universitetin që nisi në 2018. Që nga ajo kohë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë. Është e rëndësishme që Shqipëria të punojë për ngritjen e një kapitali njerëzor që do t’i përgjigjet edhe kërkesave të tregut evropian, jo vetëm të vendit tonë. Sot më shumë se kurrë ka një kërkesë të lartë për burime njerëzore, por duhet të jenë të trajnuar dhe të kalojnë të gjitha kriteret. Prandaj sot duhet të investojmë te të rinjtë, tek ata që do të udhëheqin Shqipërinë drejt një zhvillimi të vrullshëm dhe të arsyeshëm, ndaj qeveria Rama ka vendosur njeriun në qendër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paga mesatare kombëtare brenda këtij mandati do të arrijë 1 mijë euro. Por vetëm kjo nuk mjafton. Formimi i brezit të ri është prioritet i posaçëm, synojmë të rekrutojmë profesionistë të rinj jo vetëm për t’i trajnuar por edhe për punime afatgjatë. Një pjesë e mirë e ekspertëve janë në vitet e fundit të karrierës dhe do t’i duhet t’i lënë stafetën një gjenerate të re. OSSHE ka hapur një thirrje për më shumë inxhinierë e teknikë të rinj, duke ndryshuar kështu edhe formatin.
Në varësi të ecurisë së programit do të rrisin numrin e praktikantëve. Kohëzgjatja e programit do të përputhet plotësisht me kurrikulën, siç është dakordësuar edhe me Universitetin”, tha Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?