Marshim-protesta, Berisha në shënjestër të policisë: Do të përgatitemi për të gjithë format
Shpërndarja e turmës së protestuesve përmes makinës ujëhedhëse ishte strategjia e përdorur nga efektivët e policisë në marshim-protestën e opozitës në bulevard.
Ajo bie në sy fakti që në shënjestër të goditjeve me topa uji ka qenë kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit nuk është larguar për asnjë moment nga protesta, duke qëndruar në ballë të saj, i shoqëruar nga deputetë të PD-së.
“Ishim në marshim paqësore, u bllokua rroga, këta do të marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer krim të shëmtuar, ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor.
Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit. Ne po marshonim dhe bllokuan bulevardin. Do të përgatitemi për të gjithë format dhe u garantoj se betejën e kanë të humbur”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

