Marta Kos: Hapja e 6 grup-kapitujve në kohë rekord, dëshmia më e fuqishme e përpjekjes së Shqipërisë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe ministres së Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, vlerësoi se faktori i hapjes së gjashtë grup-kapitujve të negociatave me Shqipërinë brenda 13 muajsh është “deklarata më e fortë e angazhimit personal të Edi Ramës”.

Kos iu drejtua Ramës me fjalët: “Të dy jemi fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Kur u takuam për herë të fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, më solle një kanoçe Coca-Cola që vinte në një kuti me mbishkrimin ‘Një herë e një kohë’. Kjo ishte, dikur, dhurata më e gëzuar — edhe kur ishte bosh — dhe për më tepër kishte edhe skicimet tuaja.”

Ajo kujtoi një fragment nga libri i shkrimtares Lea Ypi, në të cilin përshkruhen dy familje shqiptare që grinden për një kanoce bosh Coca-Cola — simbol i kohërave të diktaturës dhe transformimit demokratik. Sipas Kos, kjo simbolikë sjell në jetë “40 vitet e fundit” të Shqipërisë, të nxitura nga reforma dhe ndërtimi i institucioneve demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo tregon sa larg keni ecur! Le të sigurohemi që liria të qëndrojë në një Shqipëri të lirë, në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni,” përfundoi Kos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama reagoi në mënyrë simbolike dhe miqësore, duke surprizuar zyrtarët e BE-së me dy verëra autentike shqiptare me etiketë të skicuar prej tij për Komisioneren Kos dhe për ministren Bjerre.

“Marta, kur vjen fjala për grup-kapituj, kapituj e piketa — mund të na habisni — por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira, nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marien,” tha Rama.

Si kulminim, në tavolinë u shfaq edhe një tortë me një qiri që mban numrin 6, ndërsa Rama ftoi negociatoret Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni të frynin bashkë me të flamurin e këtij momenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?