Martesat më kushtueshme të të famshmëve
Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë përfunduar mirë është normale që të kujtojmë milionat që shpenzuan çiftet e Hollywood-it për t’u martuar. Në asnjërën prej tyre nuk munguan fishekzjarrët, kështjellat dhe lulet e shumta. Më poshtë, “Koha Jonë” ju paraqet një listë-pasqyrë të dasmave më të kushtueshme, pa përfshirë këtu muajin e mjaltit – sipas websitit te huaj, www.rankeen.com.
Liza Minelli dhe David Gest
Viti: 2002 (2.5 milion euro)
Këngëtarja dhe aktorja shpenzoi 2 milion euro për të pritur 500 të ftuar ditën e dasmës së saj me producentin David Gest. Kumbara e dasmës ishte Elizabeth Taylor dhe kumbari Michael Jackson (personi që i prezantoi). Në këtë rast u punësua një orkestër me 60 muzikantë. Ceremonia u mbajt në Nju Jork në muajin mars të vitit 2002 dhe solli një album me foto të veçanta për shkak të personaliteteve ekscentrike që asistuan. Një vit më vonë erdhi divorci.
Paul McCartney dhe Heather Mills
Viti: 2002 – (2.1 milion euro)
Edhe kjo martesë nuk pati një fund të mirë dhe ndoshta divorci ishte më i komentuar sesa dasma. Festa e çiftit ishte orientuar në stile indiane dhe menyja ishe vegjetariane, besnike e bindjeve të çiftit. Të gjithë anëtarët e Beatles që ende ishin të gjallë, gjendeshin në festë.
Elizabeth Hurley dhe Arun Nayar
Viti: 2006 – (1.8 milion euro)
Aktorja angleze Elizabeth Hurley dhe biznesmeni Arun Nayar, festuan dasmën e tyre në Gloucestershire, Mbretëri e Bashkuar dhe më pas në Indi (vendlindja e dhëndrit) sipas riteve tradicionale të këtij vendi. Dasma në Angli u festua më 29 qershor të vitit 2006 në një kështjellë të shekullit XV. Një javë më vonë çifti shkoi në Indi dhe vazhduan aty festimet.
Tom Cruise dhe Katie Holmes
Viti: 2006 – ( 1.5 milion euro)
Për këtë çift është folur shumë që nga fillimet e tyre e deri tek shpallja e lindjes së vajzës së tyre. U martuan në nëntor të vitit 2006 në një kështjellë të shekullit të XV në veri të Romës. Fustani i nuses ishte i firmosur nga Armani dhe dasma u mbajt në një kështjellë italiane. Ishte një martesë e rrethuar nga misteri që sipas shtypit italian në kështjellën e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XV nga familja Orsini jeton dhe shëtit në korridoret e saj fantazma e dukeshës Isabella de Medici, e cila jetoi aty dhe u vra nga burri i saj.
Elizabeth Taylor dhe Larry Fortensky
Vit: 1991 – ( 1.5 milion euro)
Kjo aktore legjendare është martuar disa herë, por herën e fundit që e bëri shpenzoi shumë. Elizabeth u martua me Larry Fortensky, një punëtor i ndërtimi që ishte 20 vjet më i vogël se ajo dhe të cilin e njohu gjatë një kursi dezintoksikimi për të alkoolizuarit. Më 5 tetor të vitit 1991 dasma u bë në fermën Neverland që i përkiste mikut të ngushtë të nuses, Michael Jackson. Çifti u nda më 1996.
Christina Aguilera dhe Jordan Bratman
Viti: 2005 – ( 1.4 milion euro)
Këngëtarja Christina Aguilera u martua me Jordan Bratman në një ceremoni private të bërë në Napa, Kaliforni më 19 nëntor, 2005. Në ceremoni asistuan 130 të ftuar. Çifti kërkoi që të mos sillnin dhurata dhe në vend të tyre të realizonin donacione për viktimat e prekura nga uragani Katrina. Fustani i Christina u dizenjua nga Christian Lacroix. Sipas informatave të shtypit çifti u kërkoi të ftuarve të firmosnin, mes tyre edhe Sharon Stone, Cameron Diaz dhe Drew Barrymore, një marrëveshje prej tre faqesh ku premtojnë se nuk do t’u zbulojnë mediave asnjë detaj nga festa.
Elton John dhe David Furnish
Viti: 2005 – ( 1.2 milion euro)
Muzikanti britanik u martua me David Furnish, pak pasi hyri në fuqi ligji i martesave mes të njëjtit seks. Ceremonia u mbajt nga Clair Williams, e njëjta funksionare që martoi edhe Carlos dhe Camilla. Gjatë natës çifti organizoi një festë me 750 të ftuar në vilën e John afër Windsor. Aty u instalua një skenë për koncerte dhe kërcim në mes të një darke luksoze me haviar dhe shampanjë franceze. John kërkoi që të mos merrte dhurata dhe në këmbim paratë t’u dhuroheshin organizatave të bamirësisë. John nuk pranoi një ofertë prej 10 milion dollarësh që i ofroi një kanal televiziv amerikan për të regjistruar dasmën.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones
Viti: 2000 – ( 1 milion euro)
Në vitin 2000 në hotelin Plaza të Nju Jorkut u mbajt dasma e Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones. Në festë asistuan rreth 350 të ftuar mes tyre miq, familjarë dhe të famshëm internacional.
Tiger Woods dhe Elin Nordegren
Viti: 2004 – ( 1 milion euro)
Tiger Woods është një nga sportistët më të pasur të botës dhe u martua me Elin Nordegren. Cifti u martua në një ceremoni intime në mes të Karaibeve.
Eddie Murphy dhe Nicole Mitchell
Viti: 1993 – ( 1 milion euro)
Dasma e tyre u mbajt në hotelin Plaza të Nju Jorkut. Fustani i nuses ishte qepur me mëndafsh të bardhë dhe satin. Velloja ishte sjellë nga Belgjika dhe ishte dekoruar me kristale austriake dhe perla. Mes të ftuarve ishin edhe Bruce Willis, Quincy Jones, Prince, Demi Moore, Bill Murray dhe Queen Latifa. U dovorcuan më 2006.