Mashkulli…dhe roli i tij i minimizuar në shoqëritë bashkëkohore
Nga Anila Rezhda
U bënë vite që shoqëritë në mbarë botën po përpëliten nën kthetrat e Krizës Ekonomike. Në situata të ngjashme të historisë njerëzore, prisnim diçka dhe gjithçka, një ide, një zgjidhje, një dritë në tunelet e stërmundimit, sepse besonim tek Meshkujt. Ata, si burra Vatani, kuvendonin me orë, ditë e netë të gjata, në atë ose këtë qytet, shtet ose krahinë, të qetë se familja e tyre vazhdon me rrjedhën e lumit ritmin e jetës.Me shumë ose me pak kosto, me mërira mes shtetesh, me kërcënime e kryeneçësi udhëheqësish, lokomotiva e njgjarjeve historike të shoqërive ecte sërish.Të qetë, të heshtur, plot hijeshi Burrat, ktheheshin ne ngrohtësinë e vatrës së tyre dhe prisnin pranë oxhakut, cajin e ngrohtë, Nënën e Nderuar t’ju kujtonte se para Saj ai ishte po fëmijë,Vajzën që i kërkonte dhuratën e udhëtimit për tu ndjerë e vyera e Tij, Gruaja…nuk kishte përse të nxitohej, nata magjike qe lidh dy njerëz jo të një gjaku, e gjitha e tyrja.Burri punonte dhe sillte të ardhurat në shtëpi. Dikur Ai kishte pushtetin Politik, Ekonomik dhe Kulturor të Kombit. Nga kursimet e para në familje, Atij i blehej kostumi, gravata, ora, kepucët më të mira.Ecte rrugëve dhe e ndjente se hijeshija që rrezatonte i përkiste Mënçurisë që zotëronte.Mashkulli gjithmonë shihej të dilte nga shtëpitë, Femra gjithmonë shihej të shtynte qetësisht një karrocë fëmije ose të ujiste lule në ballkon.
Film bardh e zi ky lart. Le të shikojmë “film me njgjyra” më poshtë.
Etja për lekun si sëmundje njgjitëse kapi padashur edhe Femrat.Jeta na përket se ne e ripërtërimë. Ç’na kushton të hymë edhe në hemisferën tjetër të jetës,të pushtetit, atë që Meshkujt deri më sot mbajnë në dorë?! Asgjë. Nga ta fillojme?.Na duhen shumë rroba, këpucë, çanta, bizhuteri, makiazhe,parukeri, makina,dada për femijën,ndihmësshtëpiake. Urdhri i parë: të zgjaten oraret e çerdheve, kopshteve, shkollave, të hapen kurse të pafund, për çdo lloj talenti të mundshëm, i rregulluam fëmijët, shyqyr, do ti puthim në darkë dhe do na falin se do shohin Mamin të nderur me kapse, si foto-kopertinë nëpër dyqane rrugëve të vëndbanimit, herët mënjgjeseve.Me Prindërit, moshë e tretë, e heshtur, që do pak lekë por shumë dashuri,të hapen Azile Private, mirë do ishte edhe për to një kujdestare.Deri tani, rrogat që do marrim nga punësime si funksionare, na mjaftojnë të përmbushim shpenzimet lart.Pra tani jemi të barabarta me Meshkujt, më në fund se nuk shtyhej vetëm në shtëpi.
Barazia Gjinore, solli plot ndryshime, të mira ose jo, Ju do gjykoni.
Rrugët u mbytën nga rrotat e makinave.Gjithë Familja rrugëve.U hapën plot dyqane me gatime shpie.Me tepër parukeri, dyqane rrobash,pastrimesh kimike, etj. Shumë femra të tjera u punësun nëpër shtëpi.Dyqanet e ushqimeve i kapi melankolia përpara supermarketeve gjigande që janë aq bujare me Produktet e Huaja.U ndërtuan pallate të shumta se Familja u nda tashmë sipas moshave, veç.Bota i shikonte me shpesh tashmë çiftet bashkë sepse bashkë dilnin e bashkë hynin në shtëpi mbasditeve të vona.Modeli i ri i Femrës Institucionale dhe në qëndër të vëmëndjes së shoqërive bëri që të zbresin shumë vajza të reja nga periferitë e fshatrat në mitro-pole (qytete-mitra).Fshatrat ngelën në mëshirë të fatit. Tokat në mëshirë të shiut. Kultura në mëshirë të furtunave të modës globale.Bashkëpunimet private ekonomike ndërshtetërore me plot të ardhura për Vëndin, në mëshirë të aftësisë gjuhësore të Sekretares, Assistences, Koleges…të gjitha me *E në njëjësen e tyre.Prisnit që t’ju flisja për Meshkujt?! Edhe unë për Ata doja t’ju pyesja Juve. Ku bëhen? Nga bëhen? Shumica e tyre kanë nganjë të dashur, satistikë kjo e fundit.
Mashkulli ecën sot rrugëve si qënie pa asnjë rol në shoqëri, por edhe me rol të dyfishtë si atë të Gruas, pasi i shikon shpesh me pazare,karroca .Ambicja e tij njerëzore për të siguruar të ardhura, me shumë punë, pa orar, por Ai mundet se fuqinë fizike zoti ja ka bërë dhunti,sot është më e zbehur se kurrë. Mënyra si vishet përkon me kohën e paktë të Femrës për tu marrë me pamjen e Tij.Këmishat e kallkanosura nga hekuri i kanë lënë vëndin bluzave me gërma, figura, zhgarravina, pantallona që nuk duan hekur,këpucë që nuk duan lyerje, supeve hedhin çanta thuajse femërore, pasi me të drejtë punët që ushtrojnë janë rendëse, tip endacaku.Shpesh fiton më pak lekë se femra. Shpesh nuk preferohet nga firmat private, sepse thjesht dhe troç fare, kur dorën e parë e ka i huaji, mjafton një presencë e bukur, çna duhet mënçuria e nje Mashkulli?!Fati i Kombeve po rrëshqet si rëra nga gishtat. Besoj dhe e shkruaj me përgjegjësi penale, se ky revansh i gjthë familjes rrugëve, nuk u bë pa qëllim. Jo vetëm për përfitime kolosale, por kryesisht për të shkatërruarr qelizën e shoqërive që është Familja. Depresioni nga mungesa e Nënës në shtëpi si Prezence e nderuar dhe këshilluese tek Fëmijët, dihej që do shfaqej, sepse janë në zbulim të udhës së jetës e të vetes, e lodhshme shumë, të gjithë e kemi provuar.Por në mënyrë magjike!!! kësaj moshe delikate ju servir me bollëk droga, sexi i lirë si argëtim dhe jo si mision jete,alkoli, muzika metalike që njgjall të vdekur nga keqësia, paraja e fituar lehtë që gjëndet vetëm në skutat e krimit.Kanë boll kohë të merren me këto lojra fati që të gërvishin jetën, Prindërit do kthehen vonë në darkë të lodhur, ku kohë për llogari!Sektorë Shtetërorë të rëndësishëm si Ushtria, Policia,Drejtësia,të vetë karakterit të punës së tyre non stop, pësuan mbingarkesë punë, pasi Femrat pushtuan zyrat dhe Meshkujt të paktë për Terrenin e vështirë. Edhe nëse ka Meshkuj të disponueshëm, janë nën presionin psikologjik të Gruas që nuk i lejon të kryejë misione të vështira dhe larg shtëpisë, pasi e thamë, duhet të vëjë edhe ndonjë lavatriçe vetë!!!Ushtria blehet me lekë…na Mbrojnë Ata që dinë nga Pushtimet-them unë-pse ti lodhim djemtë e Vatanit?!Polici ndjehet keq kur duhet te ndalojë një zonjë ose edhe zonjushë me makinë lluks ,me shkëlqim të zi të rremë, pasi Ai vetë as në ëndërr nuk e ka pare atë makinë, jo më ti vëjë gjoba sexit delikat që edhe do gabojnë.Toleranca Profesionale në asfalte, të gjithë e dimë sa të reja të Kuqe si gjaku sjell. Në Drejtësi, u preferua të jenë më tepër Femra sepse puna e Avokates, natë, mesnatë, telefon i papritur, arrest në flagrancë, orë të tëra hetimi, bëhet?! Me mirë të jenë gjykatëse, të paktën janë në zyra.Siç e shikoni, shartime dhe pjestime në gjithçka kur bëhet fjalë për Detyrime dhe Barazi kur bëhet fjalë për të Drejta.Na mbeti të punojmë vetëm ditën dhe natën të flenë çiftet, por nuk po dëgjoj as për shtim popullsie, apo Planifikimi i Lindjes në Shoqëri është edhe kjo një detyrim që kemi karshi Globalizmit që e zë lemza sa herë ja kujton këtë të Fundit fenomen!
Lajme Metereologjike.
Pemët qajnë për zogj e u vyshkën për një pike uji. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe po mbysin gjithçka në kalimin e tyre. Bora bie si e uritur në tokë. Qielli u corr me Rrufe të dëndura dhe po shkakton vdekje të frikshme.Duhen ndezur sërish sobat se korenti është më i shtrenjti në Evropë, tek ne, po, për tek ne flas. Ndoshta do duhen edhe nëpër shkolla soba se i ftohti parashikohet të jetë i madh. Çatitë pikojnë jo vetëm nga barra e depozitave se uji përton të shkojë kudo por edhe nga shirat e dëndura. Era fryn si e marrë dhe thyen xhama. Një pyetje kam. Ballkonet nga gjethet kush do i pastrojë se rrugët nga bora dihet që do i hapin Meshkujt me lopata në dorë!
Jam qaramane apo kam frikë nga mungesa e Mashkullit në Poste Mbizotëruese në Shtet?!
E dyta. Bota e 20-të!!! jep urdhra dhe hudhra bashkë për mënyrën si duhet të jetoj unë dhe Njerëzit e Shoqërisë time. Më shumë se kurrë Intuita Shoqërore nuhat qorrsokak.Një ide e vetme lind. Familja sërish pranë një oxhaku ose një fature.Pensioni i Nënave të Shenjta mjafton për shpenzimet e shtëpisë. Uroj që shtëpitë të kundërmojnë sërish erë kek në furrë dhe Meshkujt, si dikur me kostume, të ulen me urtësinë e duhur me njëri-tjetrin, në mbledhje në orë të gjata, për ti treguar Kombit se janë të aftë të administrojnë Fatet e Tyre dhe jo thjesht të presin ndonjë kompliment zgjuarsie nga ndonjë udheheqës i Huaj!!!Më shumë do na duan në kthimin e tyre në shtëpi se do ndjejnë atë ngrohtësi që ju ka munguar, më pak do na tradhëtojnë sepse do punojnë më shumë për idenë që natyra i ka krijuar dhe ky plotësim shpirtëror, do i largojë nga ai vërtetim aftësish i cekët sexual. Mos harrojmë që bukuria e një Femre është floku i gjatë i saj që Zoti ja dhuroi të kapet Fëmija kur dhimbshëm rrëzohet. Besoj te kjo lloj bukurie jete, ndaj dua ta shikoj Mashkullin në Pushtet, se mungesa e tij, e çon Atë ne ca Kazino të ndyra që na lë Familjen pa bukë!!!
Thjesht ,unë si vëzhguese e jetes, dua që zëmra e jetes të rrahi qetë dhe pa nxitim, këtë qetësi të ëmbël ka aftësi t’ja dhurojë Shoqërisë vetëm një Femër, me aktin gjenial të Saj, me Lindjen dhe rritjen e Fëmijëve…më pëlqen jeta e Trëndafiltë, në njgjyrë dhe në aromë. Sa më bukur të ma rritësh një Udhëheqës të ardhshëm o Femër-Nënë e nderuar, aq me bukur do rrosh Ti dhe ne të gjithë!!!
_____
*Shkrimtare, Selanik