Mashkullit që nxorri virgjërinë në shitje, s’ja var njeri
Me shpresën se do ecte në gjurmët e disa rasteve kur femrat shesin virgjërinë e tyre në këmbim të shumave të majme parash, një mashkull 29-vjeçar rumun mori guximin dhe nxorri në shitje të veten.
Seb Ciercies nga qyteti i Brasovit në Rumani i lindi kjo ide për të shlyer borxhet që kishte. Ai nxorri njoftimin në gazetën lokale ku jepte karakteristikat e veta shoqëruar edhe me çmimin që i kishte vënë virgjërisë së tij.
“Jam një mashkull 29 vjeç nga Brasovi me fizik atleti, të tonifikuar dhe flokë të zinj. Shes virgjërinë time; çmimi 850 euro. Transporti nuk përfshihet”, shkruante ai.
Disa javë pas nxjerrjes së njoftimit, 29-vjeçari ankohet se nuk ka marrë ende asnjë ofertë.
“S’e kuptoj. Nuk jam Brad Pitt, por s’jam as i shëmtuar. Mendova se dikush do të interesohej. Në njoftim harrova të përcaktoj femër apo mashkull, por sërish asnjë homoseksual s’më ka marrë. Mendoja që do të shfaqej dikush me një ofertë edhe më të madhe se çmimi që kisha vendosur”, deklaron ai i zhgënjyer.
I riu rumun prej kohësh është i papunë dhe nëpërmjet kësaj rruge kërkoi të siguronte një shumë të caktuar parash për të shlyer borxhet dhe për të mbuluar shpenzimet mjekësore të vëllait që vuan nga diabeti.
/ Top Channel