Matura Shtetërore 2015, ja rregullat si do të zhvillohet

Ministria e Arsimit publikon gjithë procedurat për mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore 2015. Kështu, përmes një udhëzimi të posaçëm, ajo sqaron gjithë maturantët e interesuar se lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore të këtij viti do të jenë: a) Gjuhë e huaj; b) Gjuhë shqipe dhe letërsi; c) Matematikë; d) Provime me zgjedhje. Kurse datat do të jenë përkatësisht: 23 maj; 29 maj; 9 qershor dhe 19 qershor 2015. Kurse sa u përket masave në kuadrin e zhvillimit të tyre, ky udhëzim sqaron se çdo Drejtori Arsimore brenda datës 25 maj do të marrë nga shkollat listat e mbetësve të vitit 2014-2015 dhe në datat 25 e 26 maj do t’i pasqyrojë ato në sistemin elektronik ‘Matura online’, sipas udhëzimit të  dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Ndërsa brenda  datës 30 maj  2015, DAR/ZA dërgon në AKP, të printuar dhe  në kopje elektronike, listat e mbetësve të vitit për çdo shkollë. Gjithashtu, drejtoritë e shkollave brenda datës 25 maj 2015, njoftojnë maturantët mbetës, që të mos paraqiten në  provimet e Maturës Shtetërore 2015, pa likujduar më parë provimet e klasës. Nga ana tjetër, sipas drejtuesve të MAS-it, organizimi i konsultimeve me maturantët do të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në urdhrin e ministrit të Arsimit "Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve  maturantë". “Për provimet e Maturës Shtetëore të ndiqen procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2015, miratuar me urdhrin nr. 61, datë 10.02.2015 të ministrit të Arsimit”, citon gjithashtu udhëzimi në fjalë. Duke shtuar se për zhvillimin e  provimeve të Maturës Shtetërore të shfrytëzohen mjedise të institucioneve   arsimore, sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2015. Kurse sa i përket tezës së provimit shkollor "Gjuhë dhe letërsi   greke" për shkollën e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke, të përgatitet nga Drejtoria e arsimit të Gjirokastrës. Për të vijuar me tezën e provimit "Gjuhë dhe   letërsi italiane", për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane do  të pergatitet nga ministria  e Arsimit  e Republikës së Italisë  dhe provimi do të zhvillohet në datën 19 maj 2015 pranë shkollave përkatëse. Sikundër, teza e provimit "Gjuhë   frënge" për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze do të përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi do zhvillohet në datën 19 maj 2015 pranë  shkollave përkatëse. “Drejtoria e arsimit parauniversitar dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve, brenda muajit prill2015, duhet të përcaktojnë llojin e testeve që nevojitet per secilin nga provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje)”, përfundon udhëzimi.

PROCEDURAT

Provimet e detyruara edhe me ato zgjedhje 

1.Provimet e detyruara dhe me zgjedhje fillojnë në orën 10.00.

2.Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje, caktohen në rregulloren e datës 10.02.2015.

3.Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje,  nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje  alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

4.Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje,  nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje  alternative, që vleresohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

5.Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila.

6.Testi i provimit të detyruar të gjuhës së huaj  hartohet nga  AKP-ja dhe administrohet e vlerësohet nga DAR/ZA.

7.DAR/ ZA-të brenda datës 10 qershor 2015 dërgojnë në AKP, në formë elektronike dhe të printuara, rezultatet e provimit të gjuhës së huaj (D3).

8.Provimet me zgjedhje të zgjasin 3 orë. Maturantët/ kandidatët që do japin provim njërën nga lëndët me zgjedhje, do fillojnë provimin në orën 11.30 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13.00.

9.Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

LËNDËT

a)Gjuhë e huaj;

b)Gjuhë shqipe dhe letërsi;

c)Matematikë;

d)Provime me zgjedhje.

 

 

DATAT

 

23 maj;

29 maj;

9 qershor;

19 qershor.

 

 

Publikohen rregullat për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Si do të zhvillohen provimet e arsimit bazë? Procedurat

Zhvillimi i provimeve kombëtare të arsimit bazë përfshin

këto lëndë: a) Gjuhë e huaj; b) Gjuhë shqipe; c) Matematikë dhe përkatësisht në datat 6 qershor 2015; 11 qershor 2015 dhe

16 qershor 2015. Kurse nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare dhe provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare do të zhvillohet në datën 18 qershor 2015. “Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2”, citon gjithashtu udhëzimi në fjalë. Për të sqaruar edhe se lista e gjuhëve të huaja që do jepen si provim  i detyruar janë: anglisht, italisht, frngjisht dhe gjermanisht. “Nxënësit e klasave të IX-ta parapërgatitore për seksionet dy gjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë filluar në klasën III dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën VI”, përmendet mes të tjerash në këtë udhëzim. Duke vijuar se testi i gjuhës së huaj për nxënësit e klasave të IX-ta parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze të hartohet dhe të korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve. Provimet  kombëtare  të arsimit  bazë, të fillojnë në orën 10.00 dhe të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërsa për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën gjuhë amtare, përgatitet nga drejtoria rajonale e arsimit në Gjirokastër. “Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën gjuhë amtare, përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i këtij institucioni. Sakaq, nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Ku për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, drejtoria e institutit tërheq testin nga AKP, një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail. Ndërsa nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë, ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

 

LËNDËT

 

a)Gjuhë e huaj;

b)Gjuhë shqipe dhe letërsi;

c)Matematikë;

 

DATAT

 

6 qershor;

11 qershor;

16 qershor.

SHKARKO APP