Matura Shtetërore Profesionale 2015, ja rregullat për provimet
Zyrtarizohen procedurat e reja për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore për shkollat profesionale. Kështu, përmes një udhëzimi të posaçëm të ministrisë së Arsimit, përcaktohen të gjitha kriteret dhe procedurat sesi do të zhvillohen këto provime duke nisur për vitin e ri akademik 2015-2016. Sipas tyre, vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në çertifikatën e Maturës Shtetërore Profesionale, por nuk do të ndikojë te pikët. Ja rregullat e tjera me detaje …
I. LËNDËT
Për vitin shkollor 2014-2015, lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale, për shkollat profesionale të jenë:
a)Provime të detyruara (D1; D2; D3):
– Gjuhë shqipe dhe letërsi; – Matematikë; – Gjuhë e huaj.
b)Provimi me zgjedhje të detyruar (Z1), – Teori profesionale e integruar, sipas drejtimit/profilit përkatës.
c)Provimi me zgjedhje (Z2).
– Testi i gjuhës së huaj (D3) të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor B1.
– Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar D3, është: – Anglisht, – Italisht, – Frëngjisht, – Gjermanisht. Gjuha e huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet në formularin A1/A1Z. Kandidatët e vitit të kaluar, që rezultuan mbetës në D3, janë të detyruar ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojnë me A1Z, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3. 1.3 Testi i provimit të detyruar D3 (gjuhë e huaj) hartohet nga AKP-ja. Ky provim zhvillohet, vlerësohet dhe administrohet nga DAR/ZA-të.
– Vlerësimi i gjuhës së huaj (D3), si provim i detyruar, do të pasqyrohet në certifikatën e Maturës Shtetërore Profesionale, por nuk do të ndikojë të pikët, sipas formulës së përcaktuar në pikën 8/b të këtij udhëzimi.
– Testi i gjuhës së huaj me zgjedhje do të hartohet në nivelin gjuhësor B2. 1.7 Lista e gjuhëve të huaja, si lëndë me zgjedhje, do të përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1/A1Z.
– Programet orientuese të lëndëve të detyruara (“Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe “Gjuhë e huaj”) dhe të provimit me zgjedhje të detyruar (“Teori profesionale e integruar”), për të gjithë maturantët/kandidatët nga shkollat profesionale, të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave profesionale.
– Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje, të jenë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë formularin A1/A1Z, përveç teorisë profesionale të integruar.
– Programi orientues i një lënde të thelluar, të përmbajë edhe programin e lëndës bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).
– Lënda "Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) të përmbajë edhe lëndën "Shkenca e tokës".
– Maturanti/kandidati nga shkolla profesionale ka të drejtë të zgjedhë një lëndë nga grupi i lëndëve “I. Për të gjitha shkollat e mesme” tek lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse e ka zhvilluar ose jo atë, i është ofruar apo jo nga shkolla në programin mësimor.
– Maturanti/kandidati nga shkolla profesionale të zgjedhë dy lëndët për provimet me zgjedhje nga lista e lëndëve me zgjedhje (pika 1.5), sipas këtyre kritereve:
a)Lëndën e parë (Z1), me detyrim, teoria profesionale e integruar, nga grupi i lëndëve “III. Vetëm për shkollat profesionale”;
b)lëndën e dytë (Z2) nga grupi i lëndëve “I. Për të gjitha shkollat e mesme”.
II. PROVIMET
– Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50, (nota 5), u njihen ato provime.
– Kandidatët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje, do t'i japin ato në përputhje me këtë udhëzim.
– Kandidatët, të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, ta mbartin atë dhe të japin një provim tjetër, në përputhje me këtë udhëzim.
– Kandidatët, që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje dhe a) kanë mbetur në dy provime, të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij udhëzimi; b) rezultojnë kalues në dy prej tyre, pavarësisht nga shuma e krediteve, të pajisen me diplomën e maturës.
– Kandidatëve, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, t'u njihen dy nga provimet e detyruara që përputhen me D1 dhe D2, ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga DAR/ZA-të.
KRITERET
Si do procedohet për
llogaritjen e pikëve?
a)Shënohen me:
– M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara "Letërsi dhe gjuhë shqipe", "Matematikë" dhe në ato me zgjedhje (ku: Z1 janë pikët nё vlerësimin për “Teorinë profesionale tё integruar”). – K, F1 dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.
b)Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën: S = {[26 x M +20 x (D1+D2)] x K +17 x (Z1x F1+Z2 x F2)} x 5 9. Provimi i Teorisë Profesionale të Nivelit të III, të Arsimit Profesional, që zhvillohej nga vetë shkollat profesionale, nuk do të zhvillohet më në vijim. Provimet e tjera të teorisë dhe tё praktikës profesionale, në nivelin I dhe II dhe provimi i praktikës profesionale në nivelin III, do të zhvillohen nga shkollat profesionale, si edhe më parë.
URDHRI
Për realizimin e Maturës Shtetërore Profesionale të zbatohet Rregullorja e Maturës Shtetërore 2015 në Republikën e Shqipërisë.