Mazhoranca merr ish-kryetaren e PD në Sarandë dhe e emëron nënkryetare bashkie
Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.
Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.
Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama e kishte lënë porosi që të hapej partia drejt opozitarëve. Më shumë sesa për vota, Ramës i intereson të cimentohet ideja se këtu opozitarizmi është vrarë.
KOHA JONË SONDAZH

