Mbeten këmbëzbathur në majë të shkëmbit, ekipi i vjen në ndihmë me helikopter

Tre adoleshentë janë ngjitur në një shkëmb rreth 60 metra dhe kanë mbetur atje pasi nuk ishin pajisur me mjetet e duhura. Pasi mbetën këmbëzbathur, ata kishin nevojë që ekuipazhi i shpëtimit të ndërhynte për ti shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Dorset të Anglisë.

Njerëzit që kalonin aty pranë u tronditën pasi shikonin të rinjtë që kishin mbetur të varur në buzë të shkëmbit, prandaj lajmëruan menjëherë forcat.

Një ekip prej 15 personash ka mbërritur në vendngjarje me një helikopter që të merrte adoleshentët para se të ndodhte ndonjë incident i rëndë.

Ata kaluan rreth 30 minuta që ti merrnin të tre djemtë nëpërmjet një litari ndërsa thanë se nuk duhet të merren asnjëherë përsipër lëvizje të tilla pa mjetet e duhura dhe një instruktor, pasi mund që të rrezikojnë jetën.

SHKARKO APP