Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të 2014-ës

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp në Londër, “Shqipëria, destinacioni juaj për Turizëm dhe Investime” dhënë për mediat britanike dhe ato ndërkombëtare.Ministrja Gjermeni, e cila ndodhet në Angli në krye të delegacionit shqiptar, në Panairin e WTM, Londër 2014, bëri të ditur për mediat e pranishme, në konferencën për shtyp,  nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria, që ajo drejton, në sektorin e turizmit ndërsa shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, Carlos Vogeler dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa.   Gjermeni ne Londer

Ajo çka bie në sy, është shprehur Ministrja, është një rritje e konsiderueshme e turistëve nga Polonia, me rreth 14,000, vendet skandinave, me rreth 12,000 dhe Britania e Madhe me rreth 27,000 vizitorë.

Synimi ynë, u shpreh znj.Gjermeni, është njohja e Shqipërisë si një destinacion turistik. Për të rritur numrin e fluturimeve direkte, jo vetëm gjatë sezonit veror dhe fillimin e fluturimit të linjave me kosto të ulët, u shpreh Ministrja Gjermeni, së bashku me Ministrinë e Transporteve, ndaj kemi nisur negociatat për hapjen e një aeroporti të dytë. Rritja e numrit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në sektorin e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe rritja e cilësisë së shërbimit, janë pjesë integrale e një seri politikash dhe nismash ligjore të ndërmarra, rishtazi, në funksion të industrisë së turizmit.Prokuroria-e-Sarandës-ka-nisur-hetimet-ndaj-një-29-vjeçari-i-cili-akuzohet-penalisht-për-“prerje-të-paligjshme-të-pyjeve-Foto-Telnis-Skuqi-ATSH-466x350E gjithë Qeveria është e angazhuar, u shpreh Ministrja,  për të rritur investimet publike në sektorë të ndryshëm: si bujqësia, zhvillimi urban, infrastruktura, të cilët, në mënyrë direkte, japin impakte pozitive në zhvillimin e qendrueshëm të sektorit të turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur nga gazetarët e pranishëm, se cila do të jetë mënyra e promovimit të Shqipërisë në të ardhmen, znj.Gjermeni u përgjigj, se njohja e Shqipërisë, si destinacion turistik, është një tjetër sfidë e jona, ndaj në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, sektorin privat dhe ambasadat tona, kemi intensifikuar prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i detit, kulturës, turizmit të aventurës, turizmit rural dhe malor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij viti, potencialet turistike të vendit janë promovuar nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, medias sociale, diplomacisë dixhitale, organizimit të media tour-eve dhe famtour–eve.

Së bashku me kompaninë amerikane “Strawberry Frog”, fituese e konkursit ndërkombëtar “Branding Albania”, të zhvilluar në maj, jemi duke bashkëpunuar për hartimin e një Strategjie për Brandimin e Shqipërisë, deklaroi znj. Gjermeni.Krijimi i paketave rajonale dhe intensifikimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit, në zbatimin e projekteve konkrete në fushën e turizmit, do të sjellin ndryshime konkrete dhe me një impakt të drejtpërdrejtë, qoftë në gjenerimin e të ardhurave, punësimit dhe rritjes së numrit të turistëve të huaj.

E pyetur nga Travel Channel, për të cilët Ministrja Gjermeni dha një intervistë, në përfundim të konferencës për shtyp, mbi çfarë e bën Shqipërinë një destinacion unik,   znj. Gjermeni u përgjigj se “Shqipëria, edhe pse një vend i vogël në zemër të Ballkanit,  ofron për vizitorët pushime aktive, një ndërthurje të turizmit të detit dhe rërës me turizmin e kulturës dhe aktiviteteve sportive rikreative. “

Mikpritja dhe kuzhina e pasur janë një arsye, më tepër, për të vizituar dhe njohur Shqipërinë” përfundoi Ministrja Gjermeni.

Carlos Vogeler, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e OBT për zhvillimin e sektorit të turizmit, në Shqipëri, duke përgëzuar punën që po bën Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në promovimin dhe zhvillimin e qendrueshëm të sektorit.    “Ne jemi të kënaqur, u shpreh Vogeler, me të gjithë nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe më vjen mirë, që Shqipëria është, tashmë, një destinacion në hartën botërore të turizmit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?