Mbiemrat më të përdorur në Europë, tek ne “Kelmendi”
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 11:12
Kjo hartë tregon emrat më të përdorshëm në Europë. Ajo mban firmën e linguistit, artistit dhe matematikanit çek Jakub Marian.
Përshembull në Angli sipas tij, mbiemri më popullor është “Smith”, i cili vjen nga praktika e përpunimit të metaleve. Ndërsa “Muller” thuhet se dominon në Gjermani dhe vjen nga “mullixhi”.
Kurse në Shqipëri sipas tij, mbiemri më popullor është “Kelmendi” dhe derivon nga Malet e Kelmendit.