Mbifaturimet e ujit, UKT: Qytetarët asnjë lek më tepër

Ashtu siç edhe premtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një javë më parë, çështja e mbifaturimeve me ujin e pijshëm për muajin Janar ka marrë zgjidhje. Qytetarët e Tiranës të mbifaturuar nuk do të paguajnë asnjë lek më shumë sesa uji kanë harxhuar dhe u është matur në sahatet e tyre.

  Administrata e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka njoftuar pak momente më parë të gjithë qytetarët e Tiranës se të gjitha subjektet e mbifaturuara në muajin Janar, nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë nga konsumi real i regjistruar nga matësi i tyre. Për të gjitha subjektet të cilat kanë marrë një faturë të fryrë do të aplikohet dy zgjidhje dhe kjo në varësi të faktit nëse këto fatura janë paguar ose jo. Kështu, më konkretisht të gjitha subjektet të cilat janë mbifaturuar në muajin Janar dhe e kanë paguar atë vlerë, do të kompensohen në faturën e çdo muaji në vazhdim deri në likuidimin total të vlerës së paguar. Për të rifilluar më pas me faturimin normal sipas konsumit real mujor.

 Ndërkohë që për të gjitha ato subjekte, të cilat janë mbifaturuar në muajin Janar dhe nuk e kanë paguar ende këtë faturë, do të marrin një faturë me vlerë minus  bashkë me faturën e muajit Shkurt. Të dyja këto fatura, do të thotë leximin real te muajit Janar dhe atë të muajit Shkurt, do të mund t’i paguajnë deri në datën 28 Mars pa asnjë kamatë-vonesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Menjëherë pas ankesave të qytetarëve, kreu i Bashkisë së Tiranës ngriti një grup pune për të shqyrtuar situatën dhe për të dhënë zgjidhjen e duhur në mënyrë që asnjë qytetar të paguante më shumë uji sesa kishte konsumuar. Grupi i punës sëbashku edhe me drejtuesit e rinj të UKT-së bënë të mundur që brenda pak ditësh të japin edhe këtë zgjidhje që korrigjon gabimet e bëra me faturat e muajit Janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?