Mbledhja e grupit të PS, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama po mban fjalën përmbyllëse nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së së bashku me ministrat e kabinetit e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Jo vetëm mjedisi, por edhe siguria ushqimore, janë dy kapitujt sfidues në rrugën drejt integrimit europian. Rama rikujtoi afatin se brenda vitit 2027 duhet të plotësohen të gjitha kushtet për integrimin e BE, një premtim i dhënë shqiptarëve të cilët në zgjedhjet e 11 majit i besuan 83 mandate.

”83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes politike“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?