FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Betejë për votën e lirë dhe rikthimin në pushtet

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryedemokrati Sali Berisha pasi uroi shqiptarët për festën e Krban Bajramit, tha se Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat për transformimin e vërtetë të PD. Për të misioni historik është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi në pushtet.

“Më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla. PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë. Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?