Mbledhja inaguruese e Bordit të Paqes, Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama! Vjosa Osmani po bën një punë të mirë

Në fjalën e tij hapëse, presidenti i Amerikës, Donald Trump tha se liderët që po marrin pjesë sot në mbledhjen e parë inaguruese të Bordit të Paqes bëjnë pjesë në mesin e udhëheqësve më të mëdhenj botërore. Mes liderëve që janë pjesë e mbledhjes janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe”,- tha Trump.

Nga ana tjetër, Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndërsa përshëndeti kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij. Trump gjithashtu tha për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?