Mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike
Sekretariati i Etikës do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës që u përfshinë në kaosin e Kuvendit në seancën e 18 dhjetorit.
Mbledhja e kaluar u shty pasi deputetët kërkuan të njihen me provat. PS i kërkon Prokurorisë të verifikojë nëse duhet të nisë hetim ndaj Flamur Nokës dhe Klevis Balliut për goditjet ndaj punonjësve të gardës. Për mazhorancën aktet e dhunës ishin të mirë-organizuara nga drejtuesit e PD-së, vetë kryetari Berisha, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
PS kërkon përjashtim 60 ditë nga punimet e Kuvendit, për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun të cilët u përplasën fizikisht me punonjësit e Gardës, për Sali Berishën dhe Gazment Bardhin si organizatorë të dhunës, si dhe për deputetët që ndezën tymyese në sallë, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Albana Vokshit, Ledina Alollit dhe Denisa Vatës. Ndërkaq, për 19 deputetë të tjerë të cilët rrethuan foltoren, PS kërkon 10 ditë përjashtim.
KOHA JONË SONDAZH

