Mblidhet sot Kuvendi, pritet ngritja e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00. Në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024, por në seancën e sotme plenare priten edhe diskutime për Komisionet e Posaçme, për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Një ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve pati diskutime dhe mosdakordësi lidhur me Zgjedhoren. PS kërkon një formulë ku dy partitë e mëdha të kenë nga një bashkëkryetar, PS 8 anëtarë dhe 8 partitë e tjera opozitare.

Priten diskutime edhe për projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?