Mbreti i merkatos! Media prestigjoze në Itali i thur lavde Tares
Igli Tare është padyshim “dirigjenti” i merkatos së Lazios tashmë prej 12 vitesh.
Shqiptari ka arritur që me afrimet e tij në merkato të ndërtoi një skuadrë me elementë cilësor.I përzgjedhur nga “Gazzetta dello Sport” në Personazhin e Javës, preztigjozja italiane i ka kushtur një shkrim ku nuk mungojnë lëvdatat për shqiptarin. Që në krye të herës theksohet se Tare është një polyglot që njeh gjashtë gjuhë dhe i fiksuar pas video analizës, as shumë sa kjo metodë pune i është kthyer në “fiksim”.
“Njeh gjashtë gjuhë dhe është i fiksuar pas videos, por nuk zgjedh asnjë lojtar nëpërmjet tyre pa e parë më parë në fushë live”, shkruan gazeta italiane. Tare ka zbuluar “thesare” që ia kanë zbardhur faqen klubit, vijon më tej prestigjozja “Dello Sport”, duke kujtuar lojtarë si Klose, Keita Balde, Immobile, Correa apo Milinkovic–Saviç.
Kujtojmë që edhe presidenti i Lazios, Claudio Lottito më herët ka deklaruar se Tare është një njeri i përkushtuar që ka ndihmuar shumë tek produktivitetit i ekipit. Lazio aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 42 pikë, 3 më pak se Interi dhe Juventusi në krye.