Mbreti vdiq, ankthi vazhdon
Nga Ross Douthat
Reagimi i i Perëndimit për vdekjen e Abdallah ben Abdelaziz Al-Saoud [më 23 janar], mbret i Arabisë Saudite dhe shërbyes i dy vendeve të shenjta, u shpreh në dy mënyra të ndryshme.
Në një rast, personalitete botërore ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit – flamurët u ngritën në gjysmë shtizë. Të nesërmen e vdekjes së tij, John Kerry e cilësoi të ndjerin monark, “njeri të mençur dhe me vizion” dhe “udhëheqës i respektuar”. Tony Blair u shpreh se e ai kishte “modernizuar vëndin e tij”, “vepruar me vendosmëri për dialogun ndërfetar” dhe se ai ishte “i dashur nga populli i tij, si dhe që vdekja e tij e kishte prekur thellësisht”. [Kristin Lagard nga ana e saj, deklaroi se ai ishte një mbrojtës i madh i grave].
Kategoria e dytë e reagimeve përfshinte të gjithë ata zyrtarë perëndimorë, që ndihen të lirë për të thënë të vërtetën , se Abdallah mbretëronte në një vënd i cili ishte një nga regjimet më të këqinj të planetit, me një politikë të brëndshme pothuajse karikaturale, represive dhe një influencë ndërkombëtare veçanërisht të dëmshme.
Dinastia e tij bazohet në kontrollin mafioz të një burimi natyror [të naftës], mbajtjen e një aleance kundra natyrës përmes një interpretimi shumë të ashpër të Islamit, dhe i mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e tyre, të cilët frikësoheshin se mos monarkia rrëzohej dhe vendosej një regjim akoma më i keq.
A ishte ai një “modernizues?
Sigurisht që ai bëri disa gjeste, siç ishte vendimi për t’i dhënë të drejtën e votimit grave në disa votime dytësore. Por trashëgimia më e rëndësishme e Abdallahut vendosmërisht kundër revolucionare, siç e tregojnë përpjekjet e tij për të krijuar një lloj boshti të autoritarizmit kundër rrëzimit prej “pranverës arabe”.
A besonte ai në “dialogun ndërfetar”? Pa dyshim, me kusht që besimet e tjera të përjashtohen me kujdes nga Arabia Saudite, ku masat policore dhe fshikullimi mbikqyrin ruajtjen e uniformitetit fetar.
Sistemi
A do të ketë për “keqardhje të thellë? Sigurisht jo nga disidentët, shiitët, jo myslimanët dhe kundërshtarët e vendeve fqinje. Sa për të tjerët, ata kanë keqardhje vetëm nga frika e paaftësisë, kaosit apo të një mizorie akoma më të madhe që do të mund t’i rezevonte e ardhmja. Amerikanët duhej të merrnin pjesë në hidhërimin e mbretit të ndjerë, sepse marrëdhënia jonë me mbretërinë e tij paraqet disa ngjashmëri me ato që ai mbante me vendin e tij.
Si shumë despotë të tjerë, Abdallah ishte në një farë mase i burgosur i sistemit që ai kishte trashëguar; edhe nëse ai interesohej në mënyrë abstrakte për reformat, ai u tregua i paaftë që të merrte rreziqet e nevojshëm për t’i miratuar ato.
Dhe ne të tjerët, amerikanët, jemi të gjithë po aq të burgosur si ai: me duart e lidhura me Arabinë Saudite, të lidhur me korrupsionet e saj dhe shtypjen e saj. Ne nuk kemi asnjë mundësi imediate të lirohemi prej saj.
Një pjesë e mirë e politikës amerikane e pas luftës së ftohtë në Lindjen e Mesme mund të interpretohet si kërkimi i një mjeti për t’u çliruar nga këto pranga. Tre presidentë një pas tjetrit u përpoqën të ri-skiconin rajonin, me qëllim që aleancat tona me regjimet despotike të mos ishin më të pashmangshme, as dhe të nevojshme. Të tre dështuan.
Për Bill Clintonin, zgjidhja e konfliktit israelo-palestinez do të ishte si një katalizator – sipas modaliteteve asnjëherë të qartësuara krejtësisht – i cili do të sillte reforma dhe progres në të gjithë botën arabe.
Për George W. Bushin, apo dhe për këshilltarët e tij ambiciozë, pushtimi i Irakut duhej të sillte një alternative të shkëlqyer për aleancën tonë me Arabinë Saudite – një marrëdhënie të veçantë në Lindjen e Mesme, por këtë radhë me një demokraci liberale të pasur në naftë.
Nën presidencën Obama, pamë të lindin shumë idera mbi mënyrën e “reshtimit sërish të interesave dhe vlerave tona”, siç e formuloi një drejtues i administratës gjatë fushatës tonë në Libi.
Presidenti përdori të gjitha burimet e retorikës për të bërë gjëra jashtë mundësive, apo të paktën të mbulonte afërsinë tonë me tiranët; ai e provoi në Libi dhe në mënyrë më hezituese në Egjipt, për të pozicionuar administratën e tij pranë “pranverave arabe”. Kerry dhe Obama u përpoqën të rinisnin procesin e paqes izraelo-palestinez; madje ai ka kërkuar të përfundonte një lloj marrëveshje për reshtimin përsëri me frontin tjetër të mizorisë, Republikën islamike të Iranit.
Projekti iranian është gjithmonë në vazhdim, por deri tani të gjitha këto përpjekje kanë shpënë ose (në rastin e kryqëzatës tonë libiane) në kaosin e plotë, ose kanë shkaktuar një kthim në situatën e mëparshme, në të njëjtën statu quo moralisht korrozive.
Alternativat
Përvojat e Obamës në këtë çështje rezultojnë me të njëjtin bilanc si ato të Bushit, megjithëse me një kosto më të vogël gjaku dhe paraje. Nga Iraku i Sadamit në Egjiptin e Mubarakut, nga Libia në Cisjordani, të dy presidentët e fundit, apo nganjëherë këshilltarët apo emisarët e tyre, kanë skicuar alternativa të mundshme për marrëdhëniet që na lidhin me Riadin, apo vazhdimin e tyre në rënien eventuale të dinastisë saudite. Deri tani nuk ka dalë asgjë konkrete.
Duke qenë se Shteti Islamik është shumë aktiv në veri të gadishullit arabik dhe në jug rebelët e mbështetur nga Irani kanë marrë pushtetin në Jemen, interesi i Shteteve të Bashkuara për stabilitetin e mbretërisë së tyre dhe vazhdimin e mjerë dhe të korruptuar të familjes mbretërore është fatkeqësisht më i fortë se kurrë.
Një mbret vdiq, por ankthi ynë saudit nuk ka përfunduar aspak. /The New York Times/
bota.al