Mbrojtja e biodiversitetit . Lezhë, promovohet ushqimi i shëndetshëm “Slow food”

“Duaje token mbroje të ardhmen” me këtë moto, shefat e kuzhinës në emër të aleancës “slow food “ në Fishtë të Lezhës kanë promovuar biodiversitetin. Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës.

Fëmijët përcollën mesazhin sa e rëndësishme është toka, teksa për një ditë provuan të bëhen fermer.

 Fëmijë: Po mbjellim thekër. Ishte hera e parë. Një eksperiencë e veçantë.

 Shefat e kuzhinës thonë se është e nevojshme që njerëzit të afrohen pranë tokes për të kuptuar  vlerën që kanë produktet, për t’u ushqyer shëndetshme.

Sokol Prenga shef kuzhine: Ne duam t’ia përcjellim këtë mënyrë të jetuari duke dashur tokën dhe të jetë sa më afër saj një brezi.

Altin Prenga, shef Kuzhine: Unë mendoj se gjërat e mëdha bëhen nga njerëzit e vegjël siç jemi ne. Kemi bërë një ditë argëtuese ku fëmijët prekin me dorë gjithçka ka natyra.

Armond Kikino, shef Kuzhine: Larg prodhimit industrial, larg qeseve, të kthehemi tek buka e gjyshes, buka e nënës.

Arti i kuzhinës iu dedikua për një ditë tërësisht tokës, ndërsa të ardhurat do t’i bashkohen fondit për mbrojtjen e biodiversitetit.

/Ora News/

SHKARKO APP