Mbrojtje e shtuar për Altin Dumanin, presione në rritje ndaj ish-kreut të SPAK
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mësohet se ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj ish-kreut të institucionit, Altin Dumani. Kërkesa është paraqitur në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, në lidhje me hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut. Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

