Mbyllet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, përjashtohen 30 ditë vetëm 6 deputetë të opozitës
Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin. Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave.
Sipas Ulsi Manjës, opozita kishte shkelur nenin 8 të rregullores. Kaq ka mjaftuar që opozita të reagojë me akuza.
Vendimi është marrë dhe janë përjashtuar nga Kuvendi për 30 ditë vetëm gjashtë deputetë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti.
KOHA JONË SONDAZH

