Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbyllet protesta e fjalimeve para Kryeministrisë, Berisha: Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit

Lajme E hënë, 5 Janar 2026 19:34
Mbyllet protesta e fjalimeve para Kryeministrisë, Berisha: Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe këtë mbrëmje të së hënës, Partia Demokratike mbajti Foltoren e radhës dhe të parën për 2026 para Kryeministrisë, ku të pranishëm kanë qenë mbështetësit. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka krahasuar me ish-udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro. Po ashtu Berisha tha se rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar, duke komplimentuar aksionin e Presidentit Trump në Venezuelë. Si çdo të hënë, edhe sonte ”protesta” u mbyll me fjalime.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Para 2 orësh
Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Para 7 orësh
Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Para 11 orësh

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, urimet nga zemra për secilin prej jush, për të gjithë opozitarët dhe të gjithë shqiptarët, për një vit të mbarë, viti i lirisë, viti i rikthimit dhe triumfit të vlerave që ne besojmë, të vlerave themelore të njeriut në këtë vend, në këtë tokë, të grabitura, të shkelmuara, të përzëna në mënyrën më të egër nga njeriu që është bërë simbol i diktatorit të Venezuelës dhe që quhet tashmë në të gjitha kontinentet Ramaduro.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Miq, në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total. Kjo në të vërtetë është festa jo e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, është festa e fjalës së lirë, është festa e jetës, e cila pa fjalën e lirë është një jetë shkretëtirë, një jetë pa dinjitet.

Ndaj dhe unë duhet të shpreh nderimin tim më të madh, respektin më të thellë për të gjithë ata të cilët 35 vite më parë, natën e 5 janarit bënë të mundur publikimin e gazetës Rilindja Demokratike si zëdhënëse e fjalës së lirë, si gazetë e interesit kombëtar, e vokacionit perëndimor të kombit tonë. Të dashur miq, sot ne kremtojmë këtë datë në kushte kur fjala e lirë, mendimi i lirë janë më të dhunuara se kurrë në 35 vite.

Në një kohë kur mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të fjalës së lirë, të plaçkitjes tuaj, të mashtrimit të qytetarëve. Janë shndërruar në zëdhënëse të krimit qeveritar dhe organizatave kriminale qeveritare, karteleve të drogës, organizatave kriminale shqiptare. Kurrë ndonjëherë kartelet e drogës, organizatat kriminale, nuk kanë pasur në dorë sa ç’kanë në dorë sot në Shqipëri serialin e medieve të kontrolluara prej tyre.

Këto media çdo ditë shpërndajnë me valët, me portalet, me shkrimet, me ekranet, me studiot, mashtrime, manipulime dhe trillime për qytetarët shqiptarë. Njëlloj si në diktaturat e zeza, direkt apo indirekt, glorifikojnë të keqen, justifikojnë të keqen, zulmojnë të keqe. Por sot, përsëri në panoramën mediatike shqiptare ka gazetare dhe gazetarë trima dhe guximtarë, të cilët bëjnë gjithçka në kushte tmerrësisht të vështira, të paguar dhe të papaguar, t’u thonë ju të vërtetën.

Bëjnë çdo gjë të hetojnë krimet e shëmtuara të qeverisë dhe organizatave të saj. Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre për punën që bëjnë, për të gjithë ata gazetarë, ata analistë, që me sakrifica, me guxim, shprehin të vërtetat e hidhura të këtij regjimi. I garantoj ata sot në këtë ditë se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës, dinjitetin e tyre, lirinë e mendimit.

Etiketat e lidhura

BerishaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 2 orësh

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.