Mbyllet votimi: Pjesëmarrje e ulët, të rinjtë mungojnë, Vlora me rekord negativ

Është mbyllur procesi i votimit në pesë bashki të vendit, ku qytetarët votuan për kryetarët e rinj në zgjedhjet e pjesshme vendore. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët, me një prani dominuese të grupmoshës mbi 65 vjeç dhe mungesë të dukshme të të rinjve në qendrat e votimit.

Procesi nisi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 18:00, në përputhje me Kodin Zgjedhor për zgjedhjet që zhvillohen në periudhën 15 tetor – 15 nëntor. Në total, 334.539 qytetarë kishin të drejtën e votës në këto pesë bashki.

Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët në krahasim me bashkitë e tjera, me vetëm rreth 12% të votuesve që kanë marrë pjesë në proces. Në të kundërt, Mat ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë, me afro 39% të votuesve që kanë votuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ pritet të publikojë përditësimin përfundimtar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e votimit në orët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?