Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik të madh për në Elbasan, Policia ka një thirrje

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë-Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve që lëvizin në drejtimin Tiranë-Elbasan. Qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut duke sjellë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të qytetit.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për t’i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë-Durrës.

Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar praninë në zonat më problematike dhe i bën apel qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar rëndësinë e punimeve që po kryhen në segmentin Vorë-Durrës, si një investim i domosdoshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë durim, të ndjekin sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë, si dhe të planifikojnë udhëtimet me kohë të mjaftueshme për të shmangur vonesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?