Më 1 korrik PD zgjedh kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe Kryesinë e re
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 1 korrik për mbledhjen konstituive. Po ashtu do të zgjidhet Kryesia e re. Në mbledhjen pritet që të zgjidhet edhe kryetari i ri. Sali Berisha e ka justifikuar vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar me rikonstruksionin që i është bërë sallës brenda selisë blu. Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhja e Kryesisë së re është pjesë e procesit të nisur në 30 Maj në Kuvendin Kombëtar për ripërtëritjen e partisë.
KOHA JONË SONDAZH

