Me Alpha Bank Albania, ‘’Së bashku festat janë më të bukura’’

Gjatë ditës së enjte, 15 dhjetor 2016, Alpha Bank Albania dhuroi paketa ushqimore për 250 familje në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me Bashkitë më të mëdha në vend. Banka shpërndau ndihma të shportës bazë të konsumit dhe disa pije freskuese, për një sezon festiv sa më të gëzueshëm për këto familje.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ‘’Qendrën Sociale Multidisiplinare’’ në Tiranë, ku së bashku me stafin e Alpha Bank Albania u shpërndanë paketa ushqimore për 50 familje, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania tha: “Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë të cilat na sjellin më afër familjes dhe miqve tanë; është një periudhë ku ne duhet të jemi mirënjohës për çfarë kemi dhe të ndihmojmë ata që kanë më pak se ne. Jemi sot këtu sepse duam t’ju japim dashurinë e familjes Alpha Bank, nëpërmjet këtyre dhuratave të Krishtlindjeve. E di se ka shumë më shumë që duhet të bëhet për secilin prej jush dhe se dhurata më e madhe që ju mund të keni është familja juaj; gjithësesi, nëpërmjet këtij dhurimi ne synojmë t’ju sjellim ju dhe familjes tuaj Festa më të gëzueshme. Jam krenar të them se, aktualisht, 200 paketa të tjera janë duke u shpërndarë nga skuadra Alpha Bank në familje në të gjithë Shqipërinë, me qëllimin e vetëm e shpërndarjes së gëzimit dhe dashurisë.”

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, vlerësoi dhe theksoi rëndësinë dhe kontributin e Alpha Bank Albania në projekte të rëndësishme të ndërmarra nga Bashkia Tiranë dhe jo vetëm, ku vlen të përmendet pjesmarrja në iniciativën “Adopto një çerdhe”, “Mbill një pemë”, “Palestra në natyrë” pranëParkut të Liqenit Artificial të Tiranës etj.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe mbështet tregun shqiptar me një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh për individë, biznese te vogla dhe të mesme dhe korporata nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh alternative si ATM, pika të pagesave me kartë POS, internet dhe web banking.

SHKARKO APP