Me At Gjergj Fishtën shqiptohet qenësia e Kombit….

Dhe në epikën e Lahutës së Malësisë shënohet formimi i vetëdijes Shqiptare për mëvehtësi. Misterin e fateve të Kombit e shef tek kulti i trimërisë që del nga gryka e pushkës.

“Tu bjer nërmend, se fort ma e rënd është thembra

E shkjaut koktrashë, se guri i varrit mbi krye”

At Gjergj Fishta

Shkodrën, ky qytet i lashtë me pamje mistike e kaluara e shekujve e ka debuluar shumë. Por burimi njerëzor në rrëfimin e epikës gojore e bëri të pa cënueshëm lindjen e krenarisë e bujrarisë Shkodrane.

Dhjetor i vitit 1940. Bënte ftohtë. Binte borë. Rrugët e qytetit ishin të përbaltura. Kulmet e shtëpive dukeshin se përkuleshin nga bora. Rrethi i harmonisë kozmike dukej se nuk është në sintoni me shqiptarët. Në tokën tonë dy fuqi të huaja luftonin në mes vedit. Siç shihet një pushtues tjetër ma i rrezikshëm e më gjakatërë pritet të vijë. E keqja është esenciale me përmasa ndërshtetërore.

Shkodra dhe Kleri katolik e dinin mirë se ç’është melodia misterioze e komunizmit që leu në kaosin e zhvillimit botërore dhe përfaqësohet nga Rusia e Serbia armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Frynte murlani. Në acarin e këtij dimri flokët e borës lëvizin në drejtime të pacaktuara. Dëgjohen këmbanat e kishave. Sovrani i letrave shqipe është i sëmurë. Nga dritaret e shtëpive duken dritat e zbehta. Tymi i oxhaqeve dukej se po shkrinte flokët e borës. I ftohti i këtij dimri i kishte mërdhitë zemrat e shqiptarëve. Nata e 31 Dhejtorit të vitit 1940. U shua përgjithmonë zheniu i Kombit Gjergj Fishta. Nëpër rrugët e qytetit të lashtë, dukej bora e bardhë. Heshtjen e mallëngjimin e shoqëron një tingëllimë shekullore i lahutës. Binte borë. Homeri i ri, poeti i Kombit që madhnoi armët e naltësoi burrnin shqiptare do të mbulohet nën dhe të zi. Nuk e pa Shqipërinë e lirë, megjithëse me këngët e tij e madhnoi në përjetësi.

Varri u hap në fund të kishës së gjuhadolit. Tek kryet i vunë një kryq nga druri i dëllijës për me çue vend amanetin e tij.

“Një kryq druri, t’kjosha true

Nxire e venma përmbi krye”.

Mijra kurora  e dhimbje e mbulonin varrin. Mbi varrin e këtij personaliteti poliedrik e orfeu i Shqipërisë, që shamjet dukeshin se dilnin nga kordhet e një sinfonie magjike të pafund dhe në lotët që rridhnin nëpër faqet e njerzve pasqyrohej fytyrat e heroive të Lahutës e ideali i Kombit.

Erdhën netët gjakatre të komunizmit. Nata është natë. Mercenarët e ideologjisë së gërvishtur pansllave pretendonin se kanë shëmbur botën e vjetër. “Internacionalja do jetë bota e re”. Struktura sociale e politike e ideologjisë komuniste, i dha vendit tonë një tërmet shkatërrues. Kombi e ka humbur ndjeshmërinë. Burrat e mençur që ishin shkolluar nëpër europë i zhduku. Dijet, e përfituara ishin zverdhur. Fati i historisë dhe i kulturës i futi në errësirë të plotë.

Një botë e re që kishte ardhur nuk ishte e jona, nuk dihej se e kujt… po po dihej, ishte hiena e komunizmit, hiena serbe që për katolikët kishte krijuar një klimë shekullore plotë urrejtje. Komunizmi e tradhëtoi kombin, dhe krijoi pelegrinazhin e pejsazhit të vdekjes, kurse stili është përcaktimi i epokës utopike.

Hyjnë në kishën e gjuhadolit njerëzit e ideologjisë koleksioniste kriminale. Lulet që ishin mbi varrin e gjeniut të kombit i hoqën zhgulën kryqin e drujt. Në atë vend vaj mbeti vetëm një rrasë e bardhë pa emër. Nën atë rrasë mermeri dukej se u ndigjue një zë, një zë proteste i poetit që përcillej nga një nënshtresë vibracionesh. Ishte një tonalitet tronditës e thirrje përkushtimi. “Largoni  retë e zeza nga toka e trazuar Shqiptare”. Kështu u duke se erdhi zani i apostulit të Shqiptarëve, e i viganit të rracës në pjalmin e këtij dimri të ftohtë mbi rrasën e mermerë të varrit të poetit, ndigjohet një melodi e vjetër e lahutës, sikur vinte nga thellësia e tokës. Sot lahutës nuk ka kush të ja luaj gishtat as të ja ujdis qimen, por ajo pret mëshefshëm e zemrave të bashkuara për të lënduar rishtas këngën e lavdisë së kombit.

Lahuta gjithmonë flet. Ajo lëshon jehonën e përmallshme se liria e bashkimi bëjnë kombin. Për këtë komb shqiptarët ka dhanë djemtë e vet dhe i ka vendosur në melodinë e lahutës, në melodinë e përjetësisë. Në robnin komuniste shqiptarë ju desht të merren edhe  me “revolucionin kulturor kinez”. Një çudi e universit.

Më 6 shkurt të vitit 1967 u shpall revolucioni kulturor edhe në Shqipëri. Revolucioni i shkatërrimit.

Feja u ndalua. Kishat e xhamijat u shëmben, korifejt e racës e heronjtë e kombit u quajtën tradhëtar. Ata që kishin mbetur gjallë nga Kleri Katolik i burgosën përsëri. Komunizmi, frika e një dimri të ftohtë ju lëshuan edhe varrit të Gjergj Fishtës. Me urdhër të Bilal Parrucës u zhvarros legjenda e kombit. Eshtrat ju hodhën në lumen Drin. Shkodra u kthye kryeqytet i vdekjes. Llava e llumit komunist kishte filluar me kohë luftën kundër klerit e korifejve të racës. Fishtës i ishte mbyll me kohë reflektimi i veprave të tija nëpër shkolla. Megjithëse liria e individit është në kontrollin e sistemit. Lahuta e kjo vegël tingëlluese ishte ngulit në zemrën e mendjen e Lekëve të Malësisë për të shprehur dashurinë e për të thenë se kjo vegël pa shqiptar është pa subjekt. Lahuta ishte biblioteka e kallzimeve në netët e dimrit, ishte katedra e universiteteve të europës, ishte vatra e mikpritjes ku mësuesi ishte tata, edukatore ishte lokja që fëmijnë e rriste me ushqimin e gjirit  e me përkëdhelitë. Lahuta ishte një institucion kulturor që se ka askush në botë, është psikologjia e lindur e epopeja e një populli që gjallon tokën dhe e shndërron në barut e flakë për ti dhenë kuptimin se kjo tokë është truall i racës Arbënore. Ky vigan i racës e gjeniu ma i lartë i fisit Arbënor, pjella ma fisnike e ma e bukura e tokës me lahutën e malësisë krijoi Biblën Shqiptare. Gjergj Fishta është konsideruar monumenti klasik i fisit trakto-ilir dhe përmendorja e kombit. Bota e ka vendosur në krahët e Skënderbeut. A nuk e meriton një varr me shtat pëllëm dhe një monument madhështor për pelegrinazhët e kombit vet. Intelektualët s’bashkohen e pilitika heshtin. Heshtja është  presekucioni më i madh që i dhurohet Viganit të racës Arbënore.

Sikur të ishte gjallë skulptori i madh Odise Paskali do ta bënte.

Dyzet vjet më parë ai më tha:

Ia kam borxh atij dhe kombit. Sot nuk mundem.

Shkodra ky vend i dijes dhe i burrnisë me nderim e bindje i përulet At Gjergj Fishtës për kulturën e tij universal i cili funksionalizoi virtytin e kombit dhe me lahutën në dorë zuri vend në krye të oxhakut të Votrës Shqiptare duke kënduar shqip.

Shkodranët në orët e para të ditës që vjen, bashkonju e përmbysnje atë momument që ndodhet përballë bashkisë sepse për nga shëmtira i ngjan vetëm politikës shqiptare. Kam përshtypjen se ky popull vital nuk trembet nga kundërthëniet, nuk tërhiqen nga dhunimi i fjalës. Vendosmëria i mban fort të lidhur, kundra të keqes që godet.

Zanat e malit vetja e dytë e Homerit të ri dhe bashkëudhëtarë me shpirtrat endacak të korifejve të racës lëvizin sëbashku natën vonë dhe trokasin në dyert e kishave, shkodrane.

Zgjodhuni dhe përgatisni programin e lavdisë për të lumnue At. Gjergj Fishta. Ky njeri i shenjtë nëpërmjet epikës krijoi epopenë e kombit. Kultura e gjithanshme i dha vitalitet të vrullshëm dhe u bë gur themeli dhe e ka naltësuar tokën tonë deri në  Jeruzalemin qiellor.

Dielli dhe planetet e gjithësisë lëvizin sipas rregullsisë së tyre për ti dhanë dritë heroive të lahutës, të cilët kanë zhvilluar beteja të përgjakura kundra turkut dhe sllavëve të jugut.

Në mjekullën e vjeshtës së hershme serbët zbritën nga malet dhe zunë vend këtu afër nesh. Në mes motive të shkuara “këta fshatarë të shenjtë vrastar”, dy herë e dogjën botën e katër herë ballkanin.

Kurse ne, Europa na e banalizoi të drejtën për të qenë të lirë në tokën tonë. Me forcën e armëve na ndau e na copëtoi Diplomacia europiane thotë At. Gjergj Fishta: “Nuk ka nder as burrni, është vet faqja e zezë e marrja e turpi i gjithë njerëzimit”.

At Gjergj Fishta i vdekur është ma i gjallë se të gjallët. Çfarë e pengon politikën Shqiptare që ti drejtohet Europës e Botës për ta naltësuar poetin gjenial dhe Françeskianin e shejtë me çmimin Nobel.

Ne i kemi heroijtë e njerëzit e shenjtë e nuk i çmojmë, të tjerët si kanë i dhe i krijojnë.

Në mitologjinë e trashëgimisë mijra vjeçare At. Gjergj Fishta edhe i vdekur, por nga emër i përvetshëm, kthehet në emër të përgjithshëm dhe në pamjen e lartësisë kozmike shef tokën shqiptare të ndarë e të copëtuar.

At. Gjergj Fishta i mësoi Shqiptarët dhe Botën për rreth, se kjo tokë s’është çiflik i kërkujt as mall tregu në duart e njërit apo tjetrit. Shqipëria është një tokë e shenjtë me njerëz të lirë  prandaj Europa të na e kethej atë tokë që na ka marrë padrejtësisht, sepse çdo pëllëmbë tokë e kemi larë disa herë me gjakun e djemtë tanë.

Ky njeri i vrullshëm me dije të jashtëzakonshme trillin poetik e vendos në mbredësinë qiellore dhe e bën idealen të gjejnë origjinën e harmonisë me Universin.

Populli kërkon një monument lavdie për At. Gjergj Fishtën. Kërkon monument edhe për ata që u është mohuar vdekja dhe varri monument për Korifejt e Racës.

SHKARKO APP