Me dasht’ si Ema Andrea…

Që të jesh njeri nuk kërkohet sforco e madhe. Mjafton me dhanë, pa prit’ me marrë. Dashni… E kur rasti të çon me lexu mesazhe pa shishe, por të dala prej zemres së nanës, atëherë kuptojmë që nuk kemi të bajmë me deklarata të zakonshme, por me shpirtra të jashtëzakonshëm. Siç është edhe artistja Ema Andrea, vargjet e së cilës rrjedhin lum ndjenjash në orët e vona të natës. E artiste Emën nuk e ban vetëm fakti që radhit bukur ndjesitë në vargje, as që është aktore e regjisore e madhe, por… mbi të gjitha ajo është nënë… nënë speciale. Për të bijën e saj…

“Vështrimi yt më lë pa peshë sikur ditën e parë që të mora në krahë… e gjithë bota për mua janë sytë e tu! Dritë e jetë udhëtimesh të lumtura vogëlushja ime! Unë nuk e bëra dot botën më të mirë për ty, por ti u bëre Toka ime perfekte”! Kaq thjeshtë, kaq njerëzisht e në infinit pastërtisht ka preferuar ta urojë të bijën aktorja në përvjetorin e saj të lindjes. E pra… nuk kërkohet sforco e madhe që të jesh njeri. Mjafton me dhanë, pa prit’ me marrë… e bota bëhet më e bukur me dashni të tilla përreth!

Edhe 100 Sara…

SHKARKO APP