Më mirë në shtet, apo në privat? Tabaku: Rritja e pagave jo nga zhvillimi ekonomik, por erdhi nga taksat
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për hendekun e pagave si në shtet apo dhe në privat. Për të rritja e pagës nuk erdhi nga zhvillimi ekonomik siç e flet qeveria, por nga taksat e shqiptarëve.
Postimi i plotë
Në vitin 2024, paga mesatare në shtet arriti 92 mijë lekë. Në privat ishte veç 71 mijë lekë. Hendeku u rrit në 20,800 lekë në muaj pra 22.7% më shumë për administratën. Por kjo rritje nuk erdhi nga zhvillimi ekonomik. Erdhi nga taksat tuaja.
Nga bizneset e vogla që paguajnë më shumë. Nga shporta e çdo familjeje që kushton më shtrenjtë.
Një qeveri që mendon për shqiptarët do të lehtësonte barrën, do të krijonte barazi loje, do të ndihmonte ekonominë reale. Rritja nuk do qe për vagonat e administratës por për gjithë sektorët e ekonomisë. Mësuesit e privatit do gëzonin rritje njësoj si në sektorin publik!
KOHA JONË SONDAZH

