Më pak aksidente rrugore – INSTAT: Prilli, rënie me 16,4% krahasuar me 2018-ën
Ulet numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë. Vetëm për muajin prill kanë ndodhur 16.4% më pak aksidente krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Sipas shifrave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, krahas numrit të aksidenteve rrugore një ulje të lehtë ka pësuar edhe numri i të plagosurve me 12.5% ndërsa nuk ka ndryshuar ai i personave që kanë humbur jetën.
Por ky trend në rënie është vërejtur dhe gjatë 4 mujorit të parë të viti 2019, ku edhe pse në shifra të ulëta, rezulton se ka pasur një numër më të vogël të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ndërkohë që në rreth 85% të rasteve aksidentet kanë ndodhur gjatë muajit prill kanë qenë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe grupmosha e përfshirë më shumë në aksidente mbetet 25-35 vjeç.
Në katërmujorin e parë 2019, aksidentet e ndodhura si pasojë e sjelljes së këmbësorit janë ulur çka tregon për një ndërgjegjësim të këtyre të fundit , gjatë katër mujorit të parë të 2019-ës numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 25,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018-të .