Më pak të huaj për biznes në Shqipëri, po bie numri i tyre

Shtetasit e huaj, të cilët vijnë në Shqipëri për qëllime biznesi përbëjnë vetëm 1.6% të hyrjeve totale të të huajve.

Sipas shifrave të bëra publike për tremujorin e katërt të vitit të shkuar nga Instituti i Statistikave, për arsye biznesi dhe profesionale janë rreth 10.5 mijë shtetas të huaj që kanë udhëtuar në vendin tonë.

Dhe krahasuar me tremujorin e katërt të 2014, numri i tyre ka rënë me rreth 14%. Ndërsa në totalin e vitit që lamë pas, numri i të huajve që vizitoi Shqipërinë për çështje profesionale arriti shifrën e 42.137 personave.

Po të bëjmë një krahasim me arsyet e tjera të vizitës, vëmë re se dominojnë arsyet personale apo edhe ato për pushime.

Ndërsa tendenca e vizitave të biznesit duket se përqendrohet kryesisht në tremujorin e tretë të 2015, që mban shifrat më të larta të tyre.

SHKARKO APP