“Më thërrisni Car”. Disa nga misteret e jetës së Putin
I adhuruar për vendosmërinë e tij në marrjen e vendimeve. Vladimir Putin, njeriu që vendosi të mos qëndrojë poshtë askujt, aq më pak rivalit të përjetshëm: SHBA-ve.
I vetëm nisi operacionet e para ushtarake në Siri me dy objektiva të qarta në kokë: Të mbështeste regjimin e Assadit dhe të kontrollonte brigjet e Mesdheut, pavarësisht rezultatit të luftës. Por kush është në të vërtetë lideri rus?
Ky artikull i sjellë nga libri i Ben Judah ka si qëllim hedhjen dritë mbi njeriun, jo atë politik. Më poshtë do të vijë një përmbledhje që do të ilustrojë sjelljen, veset dhe huqet e liderit rus, përshkruar nga disa vartës të tij, ministria, asistentë, burokratë që kanë kontribuar në formë anonime, pasi nëse do të zbuloheshin jeta do të bëhej e vështirë për ta, p.sh, si rasti i ishagjentit të KGB që u ekzekutua me një atentat mafioz pranë një ure në Moskë. Le të nisim me faktin që të gjithë asistentët e tij e thërrasin “Car”. Kuptohet, jo me dëshirën e tyre. Atyre u është urdhëruar që kur t’i drejtohen Putinit të flasin me zë të ulët dhe të mbajnë një distancë të paktën tre metra larg tij. Lejohet t’i afrohen vetëm qenit të tij, një labrador i zi. Qeni është e vetmja gjë që mund t’i rrëmbejë një buzëqeshje atij, nga fytyra e tij e akullt. Shkak i këtyre rregullave absurde është frika e tij më e madhe: Të vdesë i helmuar. Por kjo frikë e tij rritet më shumë kur ai udhëton jashtë. Për këtë “Cari” kërkon gjithmonë t’i sjellin me vete ushqim rus, me rrezikun se mund të shkaktojë ndonjë incident diplomatik, por atij aq i bën.
“Cari” nuk është një njeri që zgjohet herët, por preferon të çohet nga shtrati kur dielli është ngritur tashmë, dhe mëngjesi i tij, me djathë dhe vezë i vjen diku rreth mesditës. I pëlqen shumë të notojë në stil të lirë në pishinën e tij private, dhe pas pishinës shkon në palestër. E urren trafikun dhe smogun dhe për këtë nuk jeton në Kremlin, por në një pallat afër Moskës. Në zyrat e tij nuk ka televizorë apo lidhje interneti. E vetmja teknologji që përdor ai është e markës sovjetike, një telefon satelitor. Çdo herë që presidenti Putin duhet të dalë nga rezidenca e tij, vihet në lëvizje një makineri organizative, gati për ta mbrotjur. Zakonisht kur Putin bën një vizitë jashtë Rusisë, një muaj para një grup i i nteligjencës ruse shkon në atë qytet për ta inspektuar dhe të zbulojë komplotet e mundshme kundër Putin.
Përveç hokejit në akull me të cilin festoi edhe 63vjetorin e lindjes para pak ditësh, gjërat e pëlqyera të Putin janë kostumet e porositura, orët, dhe natyrisht: femrat. Një mister i madh është dhe ishZonja e Parë, Liudmilla me të cilën u divorcua. Thuhet se ajo tani jeton në një manastir. Pas saj është radha e gjimnastes Alina Kabaeva, një gjimnaste e bukur me të cilën ka edhe një fëmijë, një ndër shumë fëmijët e tij të jashtëligjshëm. Por misteri më intrigues ngelet jeta e tij familjare. Prindërit i kanë vdekur para shumë kohësh Dy vajzat e tij jetojnë jashtë: 29vjeçarja Maria në Hollandë dhe 27vjeçarja Ekaterina në Greqi. Nuk dihet nëse Putin i takon ato dhe çfarë marrëdhënies ka. Një mister, si shumë të tjerë rreth tij.