Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media britanike: Tirana, qyteti më i preferuar evropian për britanikët. Fluturime direkte nga Liverpuli në 2026

Lajme E enjte, 11 Dhjetor 2025 09:20
Media britanike: Tirana, qyteti më i preferuar evropian për britanikët. Fluturime direkte nga Liverpuli në 2026
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur mendojmë për pushime në qytet, Nju Jorku, Parisi apo Roma zakonisht janë në krye të listës, por kohët e fundit Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë qyteti më i preferuar evropian për britanikët, shkruan Courtney Pochin në të përditshmen britanike “Metro”.

Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë, dikur një zonë gri komuniste deri në vitet 1990, ka pësuar një rigjallërim të madh vitet e fundit, duke tërhequr një numër në rritje turistësh të huaj.

Falë transformimit të saj, kulturës interesante, ushqimit të lirë dhe të shijshëm, si dhe atmosferës së gjallë, ekspertët e udhëtimit e kanë quajtur Tiranën “qytetin më të ri turistik në Evropë”.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, turistët britanikë mund të rezervojnë një udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar për vetëm 65 paund, pasi kompania ajrore “Ryanair” ka rritur numrin e fluturimeve nga Liverpuli në Tiranë.

Nga vera e vitit 2026, turistët britanikë do të jenë në gjendje të fluturojnë për në Tiranë nga aeroporti “John Lennon” i Liverpulit.

Kjo për shkak se linja ajrore me kosto të ulët, “Ryanair” po shton një avion të gjashtë, si pjesë e një investimi amerikan prej 600 milionë dollarësh (rreth 449 milionë paund), në veriperëndim të vendit.

Fluturimi me “Ryanair” për një udhëtim vajtje në Tiranë kushton 65 paund.

Tirana është shtëpia e shumë ndërtesave të pikturuara me ngjyra, shumë rrugëve për këmbësorë dhe shesheve publike, të cilat, sipas “Lonely Planet”, e bëjnë atë “një vend kënaqësie për të shëtitur”.

Turistët që duan të mësojnë rreth historisë së vendit, mund të vizitojnë disa nga muzetë duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, si dhe Bunk’Art, i cili është një ish-bunker i Luftës së Ftohtë, në periferi të qytetit, i transformuar në një muze historie dhe arti bashkëkohor.

Adhuruesit e natyrës, mund të eksplorojnë Parkun Kombëtar të Malit Dajti, i cili është shtëpia e malit më të arritshëm në Shqipëri.

Ai ndodhet 25 kilometra në lindje të Tiranës, dhe mund të shijoni një udhëtim piktoresk 15-minutësh me teleferik deri në lartësinë 1611 metra. Asnjë vizitë në Tiranë nuk është e plotë pa eksploruar Sheshin Skënderbej, sheshin kryesor të qytetit.

Këtu do të gjeni muzeun e historisë, Pallatin e Kulturës, Operën Kombëtare, Bibliotekën Kombëtare, Bankën Kombëtare, Xhaminë e Ethem Beut, Kullën e Sahatit, Bashkinë, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Energjisë.

Ekspertët e udhëtimit, gjithashtu rekomandojnë të vizitoni “Sky Bar” për një pamje 360 ​​gradë të qytetit; të ngjiteni në Piramidën e Tiranës – një ish-muze dhe një pikë referimi në qytet; të vizitoni disa nga kishat dhe xhamitë mahnitëse; Parkun Rinia dhe Kalanë e Tiranës. Vende të tjera që duhen vizituar me patjetër përfshijnë Parkun e Liqenit të Tiranës, në pjesën jugore të qytetit.

Mund t'ju interesojë

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Para 4 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 4 orësh
Zgjedhjet lokale, Alimehmeti për kandidatin e Tiranës: Jam në dispozicion të opozitës!

Zgjedhjet lokale, Alimehmeti për kandidatin e Tiranës: Jam në dispozicion të opozitës!

Para 6 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse dëshironi të udhëtoni pak më shumë, vetëm një orë larg ndodhet Liqeni i Bovillës, në pjesën verilindore të Tiranës, i vendosur midis dy maleve. Shumë kompani ofrojnë ture në këmbë dhe ecje në zonën piktoreske. Gjithashtu, shijoni gatimet tradicionale shqiptare, duke përfshirë tavën e kosit, fërgesën, si dhe byrekun./Metro

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 4 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 4 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 4 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 4 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 4 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 6 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 4 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 5 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.