Media greke jehonë përplasjes së opozitës me Gardën: Ndezën flakadanë dhe i hodhën ujë kryetarit të Parlamentit
Tensionet dhe përplasjet mes opozitës dhe Gardës, janë bërë lajm edhe në mediat greke. Në një artikull të botuar ”Protothema” shkruan se opozita protestoi për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion.
”Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të ndërprerë seancën përpara se Garda të ndërhynte. Nuk mund të ketë parlament me ata që e vjedhin dhe e shkatërrojnë”, citon Sali Berishën Protothema, duke shkruar se kreu i Partisë Demokratike në opozitë tha se “Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”,-shkruhet në artikull.
Deputetët kërkojnë të shohin aktakuzën zyrtare me akuzat kundër zv/kryeministres Belinda Balluku. Zyra e Prokurorit të Posaçëm, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar parlamentit të autorizojë arrestimin e Balluku, dhe Parlamenti pritet të votojë për kërkesën të premten.
”Balluku e cila shërbeu gjithashtu si ministre e infrastrukturës dhe energjisë dhe është aleati më i ngushtë i Ramës në kabinet, dyshohet se është përfshirë në praktika korruptive që synojnë favorizimin e kompanive përgjegjëse për projekte të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë një tunel dhe unazën rrugore në kryeqytet, Tiranë’‘,- shkruan ”Prothotema”.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12288

